E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drejtësia britanike lë në qeli Ilir Kumbaron

Vendimi është marrë gjatë procesit gjyqësor që ka nisur dje pas kërkesës për lirimin me kusht për Kumbaron, i akuzuar për rrëmbimin, torturimin dhe zhdukjen e biznesmenit shqiptar nga Maqedonia, Remzi Hoxha.

Avokatët e Kumbaros kanë vendosur garanci pasurore për të liruar klientin e tyre, por kjo nuk iu ka “shërbyer” si provë bindëse gjyqtarëve.

Kumbaro e ka mohuar vazhdimisht identitetin e tij, duke deklaruar se është shtetasi Shaqe Shatri nga Kosova. Tashmë pritet të merret një tjetër vendim për të nga drejtësia britanike, e cila do të vendosë nëse Kumbaro do të ekstradohet në drejtim të Shqipërisë ose jo. Ish-punonjësi i SHIK-ut në 1995, është arrestuar në vitin 2008 pas 13 vitesh kërkim.

Ende nuk dihet se si do të jetë fati i Kumbaros, i cili nëse ekstradohet në vendin tonë pritet të nisë gjykimi për të si i përfshirë në çështjen “Hoxha”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›