E Diel, 1 Nëntor 2026

Kushtëzimet e partnerëve

Dy partitë e koalicionit qeveritar - Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës - vazhdojnë të punojnë bashkë duke e kushtëzuar njëra-tjetrën për ligje të caktuara dhe vendime të tjera me interes për pushtetin që ato ndajnë.

Vonesa e miratimit të Projektligjit për Prishtinën sërish do ta sjellë PDK’në e LDK’në në pozitën e kushtëzimeve për njëra-tjetrën.

Deputetët e LDK’së tashmë janë duke diskutuar se si ta kushtëzojë PDK’në për këtë projektligj.

Naser Osmani, deputet i LDK’së, tha se kjo parti e ka kushtëzuar në fund të vitit të kaluar miratimin e Ligjit për buxhetin me Ligjin për Prishtinën.

“Në atë kohë, nga partneri i koalicionit është premtuar se në fillim të këtij viti do të sillet për miratim Projektligji për Prishtinën. Deri tani, kjo nuk ka ndodhur dhe e kemi pritur mjaft. Ne si grup parlamentar kemi vendosur të takohemi dhe të debatojmë lidhur me këtë problem për ngecjen e procedimit të Projektligjit për Prishtinën. Kjo çështje ka me qenë kusht për partnerin e koalicionit në seancat e ardhshme”, tha Osmani.

Por cili është kushtëzimi i radhës që LDK’ja pritet t’ia bëjë PDK’së?

“Se me çfarë do ta kushtëzojmë, nuk kemi vendosur ende, por kjo do të ndodhë dhe kërkesa do të jetë e fuqishme sepse marrëveshja e partnerëve të koalicionit ka qenë ndryshe”, tha ai.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›