E Shtunë, 31 Tetor 2026

U dogj nga rrufeja Mjekesia Ligjore nxjerr perfundimin per 31-vjecarin

Tre javë pas vdekjes në automjetin në flakë të Edmond Dibrës, mjekësia ligjore konkludon se shkak për ngjarjen ka qenë pikërisht djegia nga zjarri.

31-vjeçari Dibra u gjet gjysmë i karbonizuar në automjetin e tij me targa TRV 4071 F, në një rrugë dytësore në afërsi të Baldushkut në Tiranë.

Policia në veprimet hetimore parake u fokusua pikërisht te vdekja aksidentale nga zjarri në makinë.

Burime pranë mjekësisë ligjore thanë se në mushkëritë e viktimës janë gjetur bloze nga tymi i djegies, i cili është një nga elementët që provonin pistën e vdekjes nga djegia.

Shkak për zjarrin dyshohet të ketë qenë një rrufe, e cila ka goditur pjesën e kroskotit të makinës së Dibrës.

Paniku që ka përfshirë Dibrën në momentin e goditjes nga rrufeja dhe përhapja e shpejtë e flakëve dyshohet të kenë ndikuar në bllokimin e tij në makinë.

Banorë pranë vendit ku u gjet trupi i pajetë kanë deklaruar në polici se në të njëjtën zonë ka patur goditje të shpeshta nga rrufetë.

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›