Dollapi: Pastërtia e ujit në Bovillë, brenda standardeve
TIRANE- Pastërtia e ujit të pijshëm në ujësjellësin e Bovillës, në Tiranë është brenda standardeve dhe niveli i baktereve është 300 herë më i vogël, se kufiri maksimal që pranon sistemi i impiantit të Bovillës.
Drejtori i Ndërmarrjes së Ujësjellësit të Tiranës, Sahit Dollapi inspektoi sot, cilësinë e ujit në impiantin e Bovillës, ku theksoi faktin se "liqeni monitorohet për pastërtinë e ujit 24 orë në ditë dhe mjeti lundrues që UKT ka siguruar lehtëson monitorimin e liqenit në çdo anë të tij".
Në një prononcim për mediat, Dollapi pasqyroi investimet kryera në pjesën e Shkozës, ku u ndërtua një linjë transmetimi, e cila sipas tij “bën të mundur nxjerrjen jashtë funksioni të 3 linjave të shpërndarjes, që janë të amortizuara dhe të ngarkuara nga ndërhyrjet e paligjshme në rrjet”.
Ndërkaq, ai shtoi se “po punohet edhe për vendosjen e matësve të ujit, me qëllim që abonentët të paguajnë për ujin që shpenzojnë". Në këtë drejtim, Dollapi siguroi se janë marrë masa për parandalimin e mbifaturimeve, duke bërë të ditur se “gjatë një analize pune me faturuesit janë pushuar nga puna 6 faturues, për shkak të ankesave të shumta të qytetarëve”.
Në lidhje me ndërhyrjet e paligjshme në rrjet, Dollapi theksoi se “forcimi i bashkëpunimit me prokurorinë është një hap i rëndësishëm për mbrojtjen e sistemit të UKT-së, si dhe për të mbrojtur konsumatorin ligjor nga mbifaturime apo padrejtësi të mundshme”.
Ai shtoi se “aktualisht në prokurori janë dorëzuar 20 kallëzime penale kundrejt subjekteve private të cilat mendohet se kanë kryer ndërhyrje të paligjshme në rrjet, si dhe po përgatitet dokumentacioni për 30 kallëzime të tjera”.
(d.b/BalkanWeb)