Shpërthimet me tritol në Fushë-Krujë, ndalohen 5 persona
TIRANE-Pesë persona jane ndaluar nga Policia e Durrësit, nën akuzën e vendosjen se tritolit pranë fabrikes se cimentos në Fushe Krujë.
Policia ndaloi gjatë natës dhe mëngjesin e sotëm Bashkim dhe Edvin Zalla, 54 dhe 31 vjeç, babë e bir, Fredon Zalla, 26 vjeç, Afrim Xhixha, 35 vjeç dhe Xhabir Vellku, 37 vjeç. Të ndaluarit, janë banorë të fshatrave Zallë, Budull dhe Nikël. Këta shtetas, 2 prej të cilëve me precedentë penal, dyshohet të jenë bashkëpunëtorë në shtatë shpërthimet që kanë ndodhur nga 24 marsi i këtij viti, ngjarje të cilat mendohet se janë të lidhura me aktivitetin e fabrikës së ndërtuar vite më parë në fshatin Zallë.
Në dy rastet e shpërthimit janë dëmtuar rëndë muret rrethuese të fabrikës, ndërsa në tre të tjera janë dëmtuar ura hekurudhore dhe ajo rrugore, pjesë e infrastrukturës pranë fabrikës. Vetëm në tre ditët e fundit, nga shpërthimi i eksplozivit u dëmtuan dy shtylla të tensionit të lartë si dhe ura e fshatit Zallë.
Shperthimet e tritolit kane qene seri ne zone. Në harkun kohor të pak diteve 7 shpërthime kane ndodhur prane kesaj fabrike, ku më i fundit u shënua dje që shkatërroi urën që të lidhte me fabrikën e cimentos.
Ura që bënte të mundur lidhjen e fabrikës së çimentos me qytetin e Fushekrujës dhe fshatin Zallë është hedhur në erë pas mesnatës së të enjtes. Sipas policisë shpërthimi ndodhi nga një sasi tritoli që shkatërroi totalisht urën.
Ky shpërthim shënon rastin e 7-të të tritolvënies në fabrikën e çimentos e në objektet rreth saj, ndërkohë që policia nuk ka mundur që të zbardhë autorët.
Dy ditë më parë, më 8 qershor, pesë shpërthime të fuqishme në harkun e 30 minutave shkatërruan dy shtylla të tensionit të lartë 220 kilovolt që furnizonin me energji elektrike fabrikën e çimentos, ndërkohë që fatmirësisht, nuk shpërtheu një sasi tjetër eksplozivi e vënë pranë një shtylle tjetër.
Një nga pistat kryesore të hetimit janë konfliktet që kanë banorët me pronarët e fabrikës.
Banorëve u është ndërprerë shpërblimi për ndotjen, ndërsa pronarët e tokës ku është ngritur fabrika, nuk janë kompensuar. Disa herë banorët e fshatit Zall kanë protestuar para fabrikës (sapo ajo nisi prodhimin), duke kundërshtuar ndotjen e lartë. Sipas tyre, fabrika nuk zbaton kriteret ndërkombëtare.
(d.b/BalkanWeb)