E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shperthimet me tritol ne Fushe-Kruje policia ndalon 5 te dyshuarit

Pesë persona janë ndalura nga Policia e Durrësit si autorë të dyshuar për vendosje tritoli ditët e fundit në zonën e Fushë- Krujës ku për pasojë është shkatërruar një shtyllë e tensionit të lartë dhe një urë që lidh banorët e qytetit përreth me fabrikën e çimentos.

Të arrestuarit sipas policisë së Durrësit, janë Bashkim Zalla, Edvin Zalla, Afrim Xhixho e Xhabir Velku.

Në harkun kohor të pak ditëve, disa shpërthime kanw ndodhur pranë kësaj fabrike, ku më i fundit u regjistrua tw shtunën që shkatërroi urën që të lidhte me fabrikën e çimentos.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›