E Diel, 1 Nëntor 2026

U gjend i vdekur në Danub, autopsia: Ghanem u mbyt në ujë

Policia austriake ka bërë të ditur se nga rezultatet e autopsisë së kryer, është vërtetuar se ish ministri i naftës i Libisë, Shukri Ghanem është mbytur në ujë.

Sipas zëdhënësit të policisë Roman Hahslinger, rezultatet e autospisë së kufomës së Ganemit nuk tregojnë shenja dhune.

Më herët policia austriake ka bërë të ditur se trupi i ish-Kryeministrit dhe ish-Ministrit Libian të Naftës, Shukri Ghanem është gjetur pa jetë në lumin Danub

Sipas agjencisë austriake të lajmeve APA, Ghanem është gjetur i vdekur në apartamentin e tij, pas goditjes nga sulmi në zemër.

Ish-kryeministri, 69-vjeçar, ka punuar si konsulent për një kompani me bazë në Vienë. Ai me sa duket është largua nga shtëpia e tij të dielën i veshur normalisht, thotë policia.
 

Ghanem u largua nga Libia pasi vendi u përfshi në kryengritjen kundër Kolonel Muammar Gaddafit vitin e kaluar.
Në atë kohë, ai kritikoi gjakderdhjen në Libi, duke thënë se situata ishte bërë "e padurueshme".
Ai shërbeu si Kryeministër i Libisë nga viti 2003 deri në vitin 2006 dhe më pas si Ministër i Naftës deri në vitin 2011.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›