E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sërish sulme dhe viktima në Siri

Agjencia shtetërore e lajmeve në Siri raportoi se tetë persona kanë mbetur të vdekur në dy shpërthime vetëvrasëse në qytetin veriperëndimor të Idlibit, sulm për të cilin, zyrtarët kanë fajësuar "terroristët" që po kundërshtojnë qeverinë e presidentit Bashar al-Asad.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me seli në Britani, që mbulon lëvizjen opozitare, tha se të paktën 20 persona u vranë në sulmet e së hënës.

Media shtetërore gjithashtu raportoi se janë hedhur granata dhe raketa mbi Bankën Qendrore dhe një patrulle policie në kryeqytetin Damask, duke plagosur katër policë dhe duke dëmtuar ndërtesën.

Pavarësisht armëpushimit, të ndërmjetësuar nga i dërguari i Kombeve të Bashkuara dhe i Ligës Arabe, Kofi Anan, dhuna dhe humbja e jetëve njerëzore vazhdon të mbetet prezente në Siri.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›