Ikin emigrantët, fluks në Kapshticë e Kakavijë
GJIROKASTËR/KORÇE - Pasi kaluan festat në atdhe, mes të afërmve të tyre, emigrantët shqiptarë kanë nisur të kthehen në Greqi, vendi ku punojnë e jetojnë.
Ashtu si edhe vitet e tjera, emigrantët janë përballur me radhë në pikën kufitare të Kapshticës dhe Kakavijës.
Mësohet se nga pika kufitare e Kakavijës, në Gjirokastër, kanë kaluar 7169 persona dhe 1690 mjete gjatë 24 orëve të fundit.
Pala shqiptare po punon me 7 sportele në dalje dhe 4 në hyrje, ndërsa ajo greke me 3 në dalje dhe 4 në hyrje.
E njëjta situtatë paraqitet edhe në pikën kufitare të Kapshticës në Korçë, ku gjatë 24 orëve të fundit kanë kaluar 6900 persona dhe 1800 mjete. Pala shqiptare po punon me 9 sportele ndërsa ajo greke me 4 sportele 3 në dalje.
Autoritetet janë angazhuar për të shmangur çdo vonesë, pasi pritja në doganë është majt e vështirë për shkak të temperaturave të ulta që kanë përfshirë vendin.
(er.nu/BalkanWeb)