E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Ere" prangash te tjera

Elona Elezi
TIRANE - Dy te rinjte e vene ne pranga dhe nje tjeter i shpallur i kerkuar per vjedhjen me rimorkiator te makinave te qytetareve te kryeqytetit, duket se nuk jane te vetmit te perfshire ne "grabitjen inteligjente" te automjeteve. Te tjera arrestime pritet te kryhen ne kuader te operacionit te koduar "Karrotreci". Lajmi pohohet nga burime zyrtare prane seksionit Kunder Vjedhjes se Automjeteve ne Drejtorine e Policise se Tiranes. Ky seksion, i cili dy dite me pare zbuloi nje grup kriminal qe dyshohet te mbaje autoresine e vjedhjes se dhjetera automjeteve ne kryeqytet, ben te ditur per "Korrierin" se emra te rinj i jane shtuar listes se pjesetareve te grupit te hajduteve qe vidhnin makina me rimorkiator. Nderkohe qe vetem 24 ore pas goditjes se pare qe iu be ketij grupi, policia ka vene ne pranga 18-vjecarin Erando Orhani, banues ne kryeqytet. Po sipas te njejtave burime, mesohet se arrestimi i tij eshte bere ne oret e para te mengjesit te djeshem ne lagjen ku ai banonte, "Kongresi i Manastirit". Gjate marrjes ne pyetje, mesohet se ai ka pranuar autoresine e makines se fundit te vjedhur, fugonit tip "Renault", por ai ka theksuar se nuk ka dijeni per vjedhjet e tjera, te cilat dyshohen se jane bere nga te njejtet persona. Burimet konfirmojne se gjate deklarimeve te tij ne komisariat, Orhani ka pranuar qe "truri" i kesaj bande hajdutesh eshte personi i shpallur ne kerkim prej dy ditesh, Arman Hasani. Por listes i jane shtuar edhe emra te tjere te rinjsh, te cilet dyshohet se kane rolin e tyre ne kete grup, por qe per arsye hetimore nuk mund te behen te ditur. Zbulimi i ketij grupi studiohej prej kohesh nga specialiste te seksionit, por vetem dy dite me pare, nje vjedhje e nje automjeti eshte pikasur nga pronari i makines, i cili pasi ka dale rastesisht ne ballkonin e shtepise, ka pare nje rimorkiator qe i merrte makinen. Pronari Bardhyl Larushku pasi ka denoncuar vjedhjen, ka nisur bashkepunimin me seksionin, dhe fale nje pune te mireorganizuar po shkon drejt shkaterrimit nje grup i strukturuar kriminal per vjedhjen e automjeteve ne kryeqytet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›