E Shtunë, 31 Tetor 2026

U hodh dje nga kati i pestë, identifikohet vajza

Ngjarja e rende ndodhi dje ne Tirane, në një pallat pranë Librit Universitar, kur 27 vjecarja u hodh nga kati i peste i nje pallati dhe pas disa oresh gjeti vdekjen ne spital. identifikimi i trupit ne morg eshte bere nga familjarët e vajzës 

TIRANE-Është identifikuar gruaja e cila u hodh dje nga kati i pestë i një pallati ne Tiranë dhe për pasoje gjeti vdekjen. Ajo quhet Anila Xhepo, 27 vjec, banore në lagjen Kombinat në Tiranë. Sipas nje njoftimi të policisë së Tiranës mësohet se identifikimi i trupit të saj ne morg eshte bere nga familjarët e vajzës. Ngjarja e rende ndodhi mesditen e djeshme ne Tirane, në një pallat pranë Librit Universitar, kur 27 vjecarja u hodh nga kati i peste i nje pallati dhe pas disa oresh gjeti vdekjen ne Spitalin Ushtarak. Ngjarja tronditi dëshmitarët e rastit, të cilët tentuan dhe t’i jepnin ndihmën e parë të dëmtuarës. Policia dyshon se shkaqet e veshtira ekonomike në te cilë ndodhej e reja ka detyruar atë t’i jape fund jetes ne menyrë tragjike.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›