PSD: Edhe ne si PS, sillni Kodin në Parlament
Kryetari i social demokratëve bëri të ditur në një deklarim për mediat se “Ne si PSD kërkojmë publikisht dhe urgjentisht që të mos bllokohet më tej Kodi Zgjedhor". Deklarata e Gjinushit pasoi atë të PS të bërë sot ne Parlament
TIRANE-Pasi PS deklaroi sot në Kuvend se do të bojkotojë punimet në Parlament derisa ligjvënësit të marrin për votim Kodin Zgjedhor, të njëjtin mendim përcolli sot edhe PSD. Kryetari i social demokratëve bëri të ditur në një deklarim për mediat se “Ne si PSD kërkojmë publikisht dhe urgjentisht që të mos bllokohet më tej Kodi Zgjedhor, të votohet menjëherë ndryshimi i kërkuar nga Presidenti i Republikës për të zhbllokuar proçesin dhe për të mundësuar përgatitjen në kohë të zgjedhjeve”.
Përsa i përket deklaratës së një dite më parë, bërë nga kryeministri Berisha që bëri thirrje që PS të dëshmojë konsensus me LSI për Kodin Zgjedhor, Gjinushi tha se “i kujtojmë Berishës se 8% i LSI, në 2005 ka qenë një votë që solli Berishën në pushtet, kështu që është detyrimi i tij ta shpërblejë këtë votë, duke dhënë një anëtar komisioni nga PD, meqënëse ajo ka 2. I kujtojmë Berishës se diversioni i 2005 nuk ka për të ecur përsëri në 2009, pra humbja e tij në çdo rast është e thellë dhe e sigurtë”.
Në deklaratën e tij, Gjinushi përshëndeti në emër të partisë, deklaratat më të fundit të ambasadorit të SHBA-së në emër të qeverisë amerikane dhe të ambasadorëve të BE e OSBE në mbështetje të Institucioneve të Pavarura dhe të reformave reale në Shqipëri.