Pikëpyetjet e ambasadorit për programin e PS-së

Megjithëse duhen edhe dy vite për të zhvilluar zgjedhjet parlamentare, e kur fjala “nëse vjen në pushtet” është në mes, për Wollfarth-in, është mirë të bëhen pyetjet si do të vihet në jetë ky program dhe a shkon ai me buxhetin aktual të Shqipërisë.
“Është shumë e rëndësishme që partitë e mëdha, siç është Partia Socialiste e Shqipërisë, të zhvillojnë programet e tyre. Ky, në vetvete, përbën një progres madhor. Nëse informacionet që kam janë të sakta, programi nuk është përfunduar ende, është ende në hartim e sipër. Duhen edhe dy vjet deri në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013 dhe është shumë inkurajuese të shohim zhvillimin e këtij procesi. Testi i zbatueshmërisë do të vijë pasi programi të përfundohet, duke filluar nga çështjet e buxhetit dhe se si mund të financohen disa nga elementet. Dokumenti i ka të gjitha mundësitë që të qartësojë se cili mund të jetë opsioni në zgjedhjet e ardhshme dhe mendoj se qytetarët kanë të drejtë ta kenë këtë qartësi. Thënë shkurt, është padyshim e rëndësishme të shohim se si do të zhvillohen çështjet e detajuara në të ardhmen", theksoi Wolfarth.
Ai ka kërkuar më tej hapa konkret në drejtim të reformës zgjedhore, duke nënvizuar se gjatë gjithë kohës janë dëgjuar vetëm llafe dhe jo vendime konkrete. “Është shumë e rëndësishme të shohim hapa konkretë. Fjalët ekzistojnë, tani duhet të pasohen nga veprat. Vendi ka nevojë të shohë të bëhen hapa përpara, përfshirë dhe duke filluar nga reforma e Kodit Zgjedhor”, shtoi ai. /S.Ll/Start/
2011-11-08 12:25