E Shtunë, 31 Tetor 2026

U kap me droge ne Turqi, Prenci shkarkon nga detyra punonjesin e Rinasit

Shkarkohet nga detyra nenkomisar, Altin Murra, i arrestuar dy dite me pare ne Stamboll, per trafik te heroines. Gjate nje takimi te zhvilluar ne hotel "Tirana", drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit, Ahmet Prenci, deklaroi se po mbahen kontakte me policine turke, per vijueshmerine e ketij operacioni. "Punonjesi i policise eshte shkarkuar menjehere, pasi kam kontaktuar me drejtorin e Policise se Stambollit", tha dje Prenci. Me tej ai sqaroi se Murra, i diplomuar ne Turqi ne Akademine e Policise, kishte marre lejen e zakonshme per te kryer nje vizite ne Turqi. Murra u vu ne pranga se bashku me Burhan Markeci dhe Nalton Jacaj. Policia turke dhe ajo shqiptare, kane nisur bashkepunimin per zbardhjen e destinacionit te droges dhe personave te tjere te implikuar ne te.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›