E Diel, 1 Nëntor 2026

Nis gjykimi ndaj dy shqiptareve, akuzohen si vrases me pagese

Gjykata e Londres ka nisur gjykimin ndaj dy shqiptare, pasi dyshohet te jene paguar per nje vrasje, qe ka ndodhur ne mars te vitit 2000. Ylli Xhelo 36-vjec, te cilit i eshte mohuar kerkesa per azil dhe Robert Baxhija 29-vjec, nga Palmers Grin ne Londer, jane akuzuar se kane punuar si vrases me pagese per nje biznesmen qipriot grek, dyshohet te kene vrare Karalambos Kristodoulides 55-vjec, me vlere 2 milione sterlina, pasi nuk pranoi te dilte nga banesa. Sipas medieve te huaja dy shtetasit shqiptare ishin paguar nga biznesmeni Thanos Papaleksis, 36-vjec, i cili merrej me ndertime dhe po perpiqej qe te shiste banesen ku jetonte viktima. Sipas medieve te huaja, Papaleksis kishte frike se kontrata do te prishej dhe atij i duheshin parate, per te bere nje tjeter ndertim.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›