E Shtunë, 31 Tetor 2026

U korruptua per 1 mije leke, arrestohet polici pyjor

Shkoder- Nje inspektor i Policise Pyjore te Shkodres, u arrestua mbremjen vone te se merkures nga policia vendore, nen akuzat e marrjes se ryshfetit dhe shperdorimit te detyres. Burime zyrtare thane se gjate nje aksioni te befasishem ne vendin e quajtur "Ura e Mesit" ne Dukagjin, u prangos Gjin Deda 49 vjec, banues ne Shtoj te komunes Rrethina, me detyre inspektor ne Sherbimin e Policise Pyjore Shkoder. Rreth ores 21:20 te mbremjes, duke qene ne postbllok tek "Ura e Mesit" me Policine Pyjore, dyshohet se efektivi ka ndaluar nje automjet kamion pa targa, te ngarkuar me dru dhe eshte kapur ne flagrance nga sherbimet policore duke i marre 1 mije leke drejtuesit te kamionit. Nga verifikimi i kryer rezultoi se drejtuesi i mjetit nuk dispononte dokumente per lenden drusore qe transportonte, pa flete-dalje dhe pa leje transporti.

Kaq ka mjaftuar qe ndaj inspektorit te ngrihen akuzat dhe t'i vihen prangat, duke e izoluar ne paraburgimin e komisariatit deri ne dhenien e mases nga gjykata. "Materialet ne ngarkim te inspektorit Gjin Deda, iu kaluan Prokurorise se Rrethit me akuzen "korrupsion pasiv te personave qe ushtrojne profesione publike", njoftoi policia vendore per kete operacion.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›