E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pretenca, 2 vjet e 8 muaj burg per vellezerit Vogli

Tirane- Aksidentuan per vdekje nje femije 3 vjec, dy vellezer rrezikojne 2 vjet e 8 muaj burgim. Prokuroria e Tiranes kerkoi dje shpalljen fajtor dhe denimin e Sali Voglit me 1 vit e 8 muaj burg, ndersa per te vellane e tij, Bexhet Vogli, akuza kerkoi denimin me 1 vit burg. Ne seancen e radhes priten deklarimet e mbrojtjes. Ngjarja per te cilen akuzohet Bexhet Vogli dhe vellai i tij, Sali Vogli, ka ndodhur me 12 mars te ketij viti ne Shkoze te Tiranes. Dy vellezerit Vogli kane kryer vepren penale te "vrasjes nga pakujdesia" te djalit 3-vjecar, me inicialet K.S. dhe "dhunimit te baneses" se Ilir Faslliut. Sipas hetimeve mesohet se dy vellezerit Vogli, ishin zene me fqinjin e tyre Ilir Faslliu, me banim ne Shkoze, pasi ky i ka kerkuar te mos ecnin me makine para shtepise me shpejtesi. Ne mesditen e dates 12 mars 2009, ne kohen qe vellezerit Vogli po kalonin me makinen e tyre me shpejtesi, Faslliu ia ka prere rrugen duke i kerkuar te ulin shpejtesine. Por vellezerit kane shkembyer fjale fyese me 40-vjecarin, qe ka degjeneruar ne konflikt verbal mes tyre. Dy te rinjte ne sherr e siper kane hyre brenda ambienteve te shtepise se Faslliut duke u grindur, pa e vene re qe ne rruge kishin shkelur me kembe nje femije te moshes 3 vjec, i cili ka gjetur vdekjen e menjehershme.

R.C


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›