Vrasesi me pagese, akuzohet per vjedhje me arme
Tirane- I njohur si vrases me pagese, Flamur Hida eshte akuzuar dje per grabitjen e ndodhur ne vitin 2005 te agjencise "Alaks". Gjate seances gjyqesore ne ngarkim te te pandehurit Mentor Koka, i cili u vecua nga dosja dhe u rikthye per gjykim nga Gjykata e Apelit Tirane, eshte bere nje ballafaqim mes Fatjon Liles, i denuar me 12 vjet burg dhe Flamur Hides, i denuar per vrasjen per qellim grabitje, te biznesmenit italian Stefano Rosi, ne vitin 1998. Ne seancen e djeshme te ballafaqimit para gjyqtares Fatmira Hajdari, Fatjon Lila ka ndryshuar deklarimet. Ai ka perjashtuar nga pergjegjesia per vjedhjen e 100 mije dollareve, te pandehurin Mentor Koka. "Une diten qe kam grabitur parate, nuk kam qene me Mentor Koken. Une dua te them se kam qene vetem me Flamur Hiden". Kete deklarim e ka perforcuar edhe deshmitari i dyte, i cili ka qene i pandehur ne procesin e pare, se bashku me Fatjon Lilen, Jashar Meta. Ndersa dje deklaroi se diten e ngjarjes, ka qene ne nje lokal me Mentor Koken dhe kane pare me titra ne televizion, se cfare kishte ndodhur. Deshmia e djeshme ka lehtesuar pozicionin e te pandehurit Mentor Koka, i cili ishte denuar me pare nga gjyqtari Martin Deda me 10 vjet burg. Sipas Fatjon Liles, Flamur Hida e ka bere vjedhjen e bankes, ne nje kohe qe ishte i shpallur ne kerkim nga policia. Por nga ana e tij Hida, i ndodhur tashme i arrestuar, eshte shprehur se nuk e kupton perse e ka bere nje deshmi te tille Lila. Ndersa shtoi se gjithe kete histori do ta zgjidh kur te dale nga burgu.
Flamur Hida i njohur me pseudonimin "Lenci i Yzberishtit", u denua ne mungese me 15 vjet burg, per vrasjen e biznesmenit italian Stefano Rosi, qe kishte nje fabrike kepucesh ne Yzberisht. Qe pas kesaj ngjarje, ai u shpall person ne kerkim. Arrestimi i Hides u be ne 22 maj te ketij viti, pas 11 vitesh kerkim. Ne momentin e arrestimit atij iu gjeten ne banese, ne rrugen "Komuna e Parisit", nje arsenal armesh. Gjate kontrollit te baneses se kryer nga efektivet e policise, jane zbuluar tri pistoleta te llojeve te ndryshme, dy granata, silenciatore dhe sende te tjera te paligjshme, qe dyshohet se mund te jene perdorur ne ngjarje te ndryshme.
R.Caushaj