Shfrytezoi miken 8 vjet si prostitute, sillen nga Greqia i prangosur
Tirane-Vjen ne pranga, nje person i kerkuar nga drejtesia per shfrytezim prostitucioni. Interpol Tirana ka ekstraduar dje pasdite, nga Athina Julian Mingon, 30 vjec, lindur ne Korce. Ndaj ketij personi Gjykata e Korces, ka vendosur ne vitin 2006, masen e sigurise "arrest ne burg", per kryerjen e vepres penale, shfrytezim prostitucioni ne rrethana renduese. Mingo akuzohet se ne veren e vitit 1997, se bashku me dy persona te tjere, ende te paidentifikuar, kane shkuar ne fshatin Liqenas, Korce, ku banonte K. XH., me te cilen ai kishte njohje familjare dhe permes mashtrimit e perdorimit te dhunes, e kane derguar ate ne Itali, ku eshte shfrytezuar prej tyre si prostitute. Historia e dhimbshme lind ate vit, kur Mingo ka takuar K.Xh. dhe i ka propozuar asaj te shkonin ne plazh. Pasi ajo ka pranuar, te dy kane hipur ne nje automjet, ku prisnin disa persona te tjere. Ne kete moment Mingo ne bashkepunim me te tjere, i kane mbyllur gojen dhe e kane kercenuar vajzen duke perdorur dhune. Ajo eshte mbajtur disa dite ne banesa te ndryshme, ne Lezhe, Durres dhe Vlore. Me pas, bashkepunetoret e 30-vjecarit Mingo, e kane cuar ate ne Itali, ku e kane shfrytezuar si prostitute per rreth 8 vjet. Nga Italia, e demtuara eshte sjelle ne Shqiperi, ku dhe ka bere kallezimin perkates prane organeve kompetente. Arrestimi i 30-vjecarit Mingo, u be ne korrik te ketij viti, me qellim ekstradimin drejt vendit tone.
L.K
L.K