Bie kerkesa e Gashit, per perjashtim te trupit gjykues
Tirane- Gjykata e Krimeve te Renda ka vendosur dje rrezimin e kerkeses se anetarit te "Bandes se Durresit", Bujar Gashi, per perjashtim te trupit gjykues. Sipas vendimit te marre nga ana e gjyqtarit Sander Simoni, kerkesa e te pandehurit eshte e pabazuar ne ligj, duke vendosur qe procesi i tij te vazhdoje te gjykohet nga ana e gjyqtares Ilirjana Olldashi. Bujar Gashi, eshte duke u gjykuar me vete nga anetaret e tjere te "bandes", per arsye se dosja e tij u vecua pas ngaterrimit te gjeneraliteteve. Gashi akuzohet per disa vepra penale si "vrasje ne bashkepunim", "mbajtjes pa leje te armeve luftarake" dhe "krijimit te organizates kriminale". Emri i Bujar Gashit doli rreth tre vite me pare si anetar i "Bandes se Durresit" dhe qe kishte marre pjese ne nje vrasje. Behet fjale per vrasjen e Dritan Dishes e ndodhur ne vitin 2000 ne Shenavlash te Durresit. Per kete vrasje akuzohen si autore te dyshuar Indrit Dokle, Adriatik Coli, Indrit Taullai, aktualisht te arrestuar dhe Bujar Gashi. Per kete vrasje ndaj Gashit gjykata ka administruar deshmine kyce, ate te te penduarit te "bandes", Adriatik Coli, i cili ka treguar me detaje momentet si ka ndodhur krimi.
R.C
R.C