E Diel, 1 Nëntor 2026

U miratua sot në kuvend emërimi i ministrit të ri të kulturës

Kuvendi miratoi gjatë punimeve të seancës plenare të sotme dekretin e Presidentit të Republikës “Për emërimin e z. Ardian Turku në detyrën e Ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve". Më parë, Kuvendi miratoi dekretin e shkarkimit nga detyra të ish-Ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ylli Pango. Z. Turku ka drejtuar Bashkinë e Elbasanit në periudhën 2003-2007 dhe më pas ka ushtruar  detyrën e pedagogut në universitet. Emërimi i tij në postin ministror erdhi pas vendimit të kryeministrit Sali Berisha për shkarkimin nga kjo detyrë të Ylli Pangos. Ky i fundit u shfaq gjatë një emisioni televiziv mbrëmjen e 4 marsit, duke abuzuar me detyrën.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›