E Shtunë, 31 Tetor 2026

U miratua vendimi "Për shpronësimin për interes publik të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga rehabilitimi i shkarjeve në Barmash, në segmentin rrugor Ersek

U miratua vendimi "Për shpronësimin për interes publik të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga rehabilitimi i shkarjeve në Barmash, në segmentin rrugor Ersekë-Leskovik.

Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen do të kompensohen në vlerë të plotë, e cila në total kap shifrën e 764 724 lekësh.

***

U miratua vendimi "Për shpronësimin për interes publik të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga rehabilitimi i shkarjeve në Hotolisht, km 89, në segmentin rrugor Librazhd-Qukës".

Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen do të kompensohen në vlerë të plotë, e cila në total kap shifrën e 237 440 lekësh.

***

U miratua vendimi "Për disa shtesa në vendimin nr.624, datë 11.9.2003, të Këshillit të Ministrave, "Për shpronësimin për interes publik të pasurive të paluajtshme, që preken nga ndërtimi i rrugëve paralele Tiranë-Vorë, në superstradën Tiranë-Durrës".

Vlera e pasurisë së paluajtshme që shpronësohet, që preket nga ndërtimi i rrugëve paralele Tiranë-Vorë, në superstradën Tiranë-Durrës, kap shifrën e 9 817 500 lekësh.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›