E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këshilli i Ministrave miratoi projektligjin "Për ratifikimin e marrëveshjes së garancisë, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Europiane të Investim

Këshilli i Ministrave miratoi projektligjin "Për ratifikimin e marrëveshjes së garancisë, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Europiane të Investimeve, për Kontratën Financiare, për projektin e ndërtimit të TEC-it, në Vlorë".

Marrëveshja e kredisë me Bankën Europiane të Investimeve ka vlerën e 40 milion euro dhe është pjesë e financimit të projektit për ndërtimin e TEC-it në Vlorë.

Nisur nga rezultatet pozitive të viteve të fundit në performancën e shoqërisë KESH, projekti për ndërtimin e fazës së parë të TEC-it me fuqi prej 135 MW do të financohet edhe nga Shoqata Ndërkombëtare për Zhvillim (IDA) me 20.3 milion euro dhe Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD) me 40 milion euro, marrëveshjet me të cilat janë miratuar nga Këshilli i Ministrave dhe ratifikuar tashmë nga Kuvendi i Shqipërisë.

Projekti përfshin:

- Studimin, prokurimin, zbatimin, vënien në punë dhe shfrytëzimin e TEC-it në rrethin e Vlorës
- Rehabilitimin e pontilit të furnizimit me lëndë djegëse
- Lidhjen e TEC-it me rrjetin elektroenergjitik
- Asistencë teknike

***

U miratua projektligji "Për ratifikimin e marrëveshjes së huasë dhe financiare për projektin e ndërtimit të linjës 400 KV, Tiranë-Podgoricë, ndërmjet Koorporatës Elektroenergjitike shqiptare (KESH SHA) dhe Kreditanstalt Fur Wiederaufbau, Frankfurt Am Main (KfW), marrëveshjes së garancisë, ndërmjet Ministrisë së Financave të Republikës së Shqipërisë dhe Kreditanstalt Fur Wiederaufbau, Frankfurt Am Main (KfW), si dhe të marrëveshjes së arbitrazhit, ndërmjet Koorporatës Elektroenergjitike Shqiptare (KESH Sha) dhe Kreditanstalt Fur Wiederaufbau, Frankfurt Am Main (KfW)".

Marrëveshja e huasë financiare ndërmjet KESH-it dhe KfW në vlerën e 43 900 000 euro (43 milionw e 900 mijw) për realizimin e projektit për ndërtimin e linjës së trasmetimit 400 kW Tiranë-Podgoricë.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›