"Plaku" kap peshkun me not
Radhime- Peshkatari vlonjat imiton personazhin e shkrimtarit amerikan Ernest Hemiguej, "Plaku dhe Deti", duke kapur ne detin Jon nje peshk gjigant, me te madhin qe eshte gjuajtur pergjate ketyre viteve ne Shqiperi. Njazi Mustafa mund te quhet dhe si peshkatari me fatlum i Radhimes, teksa duke u errur dita e enjte, ka arritur qe te kape nje peshk, 100 metra larg bregdetit dhe vetem me forcen e duarve. Ndersa "Plaku" arriti qe pas 84 ditesh te zinte me grep nje peshk gjigant qe me pas do ia hanin peshkaqenet, Njaziu e ka bere kete gje me not. Peshkimi i rralle ka ngjallur kureshtje te te gjithe peshkataret e zones, te cilet jane mbledhur per te pare gjallesen e cuditshme, qe perafron nga forma me nje peshk te llojit koce.
Sipas Mustafes, peshku ka nje peshe 40 kilograme dhe nje gjatesi me shume se 1 meter. Peshkatari shprehet per gazeten"KJ" se ndersa qendronte ne breg te detit Jon pasditen e se enjtes, e ka pare peshkun qe te levizte ne siperfaqe, te ujit ne nje largesi jo me shume se 100 metra nga toka. Pa marre parasysh se mund te behej fjale per nje peshk te rrezikshem, mbase dhe peshkaqen, ai eshte futur ne ujerat e ftohta, duke notuar deri te gjallesa ujore. "Megjithese uji ishte i ftohte, arrita te shkoja deri atje ku ndodhej peshku. E kam terhequr drejt bregut me kujdes dhe pasi dola ne rere, njoftova dhe peshkataret e tjere, si dhe perfaqesues te kerkimeve shkencore ne Tirane, per te percaktuar llojin e tij", rrefen Njaziu historine, qe tashme e rendit si nje prej peshkatareve me te njohur dhe te zote.
Peshku eshte i kuq, me ngjyra te ndezura e lekure te shndritshme nga forma te jep pershtypjen se rritet ne ujera tropikale. "Nuk ka dhembe, c'ka tregon se ushqehet me molusqe dhe nuk eshte mishngrenes. Eshte e hera e pare qe shikoj nje specie te tille, qe nuk i perket gjirit te Vlores. Nuk kemi arritur kurre te kapim nje peshk te tille. ne kete zone. Kemi zene breshka apo specie te tjera te cilat s'i kishim pare, por te ngjashme me ato te gjirit te Vlores", rrefehen peshkataret per gazeten ne lidhje me kete ngjarje.
"E kapa nga bishti dhe nuk ishte aspak agresiv. Me dha pershtypjen e nje peshku akuariumi", thote Njaziu. E ndersa ka vendosur qe peshku te shihet nga nje specialist, qe te mesohet te pakten lloji dhe prejardhja, me tej ai do ta tregtoje ne restorantet e zones, te cilat i furnizon rregullisht. "Per momentin nuk percaktohet cfare lloji eshte", vijon ai.
Ornela Hila