U njohen ne Facebook vajza perfundon prostitute ne Itali
Nje 33-vjecar eshte vene ne akuze nga Krimet e Renda per trafik femrash. Fatos Selmani megjithese ne burg ka arritur te mashtroje nepermjet telefonit dhe internetit nje vajze duke i premtuar nje jete me te mire ne Itali. Sipas kerkeses per gjykim Sulejman G. ka bere denoncim se ne daten 2 maj 2009 rreth ores 21.00 eshte larguar nga banesa vajza e tij shtetasja M.G. 19 vjece. Ai ka deklaruar se ate e marrin ne telefonin e tij dhe te bashkeshortes persona te ndryshem me numra te fshehur te cilet i shqetesonin ne cdo ore te dites e nates. Akuza thote se deklaruesi dyshonte se ishin personat qe i kane marre te bijen. Pas ketij momenti ne loje ka hyre prokuroria e cila duke vene ne pergjim telefonat e te dyshuarve ka arritur te identifikoje njerin prej numrave. Akuza deklaron se ne vijimesi te hetimeve ka rezultuar se vajza ndodhej ne Itali dhe ne kete moment u shfaq nje person i cili prezantohej tek ata si dhendri i tyre por refuzonte fillimisht te jepte te dhena rreth vetes. Me pas u be e mundur te identifikohet se ky person quhej Fatos Selmani nderkohe qe te prinderit e M. ishte prezantuar si lsquoMiri thane burimet nga akuza. Sipas tyre shtetasja M.G. nder te tjera ka deklaruar se eshte njohur nepermjet telefonit me shtetasin Fatos Selmani ne fillim te vitit 2009. Me pas miqesia me te eshte forcuar dhe ketij te fundit i ka shprehur deshiren se kerkonte te largohet nga gjendja ku ishte pasi prinderit e kishin fejuar kunder deshires se saj dhe bashkeshorti dhe familjaret e tij e keqtrajtonin dhe e kishin mbyllur ne shtepi duke e detyruar te braktiste dhe shkollen. Fatosi ishte ofruar te conte ne shtetin italian me lidhjet qe kishte. Ne daten 2 maj 2009 M.G. eshte larguar nga shtepia duke marre me vete pasaporten dhe nje sasi prej 200.000 lekesh te cilat prinderit ia kishin lene asaj si dhurate per ditelindje. Akuza thote se per largimin eshte kujdesur Fatosi i cili i ka gjetur nje taksist i cili e ka cuar ne qytetin e Korces ku e ka lene ne nje lokal ku ishin dhe persona te tjere qe prisnin te shkonin ne Greqi. Nga Korca kane kaluar kufirin mes maleve per 5 dite duke marre me pas taksine dhe duke shkuar ne Athine. Ne Athine persona te tjere e kane pajisur me dokumente greke duke i paguar rrugen me avion per ne Milano Itali. Ne Milano Marsida eshte pritur nga nje person qe me vone ka marre vesh se quhej Renald. Ne shtepine e Renaldit pasi ka ndenjur rreth 4-5 dite duke pushuar nga rruga ka qendruar per nje periudhe 3-4 muaj me nje gjendje te brishte shendetesore. Gjate kesaj periudhe ka marre vesh nga Renaldi se i kishte paguar 4000 euro per lejen greke per karten e identitetit dhe per rrugen me avion deri ne Milano. Kete gje te demtuares ia ka konfirmuar dhe Fatosi i cili i ka thene qe per tia lare kete shume Renaldit do ti duhej te punonte si prostitute. Qe nga ai moment Renaldi i cili nderkohe ishte perpjekur shpesh te kryente marredhenie seksuale me Marsiden kunder deshires se saj fillon te kerkoje parate e paguara per rrugen. Ai e ka cuar ne nje lokal ku do punonte si dame shoqerimi duke fituar nje shume prej 70 eurosh ne nate plus 5 euro per cdo konsumim me klientet. Pas disa ditesh Renaldi e cuar te demtuaren ne shtepine e nje italiani ku i ka kerkuar te kryeje marredhenie seksuale kundrejt pageses ku e demtuara ka marre 400 euro. Prokuroria thote se qe nga ajo nate e demtuara ka filluar te prostituoje kundrejt pageses dhe nga cdo klient fitonte deri ne 300 euro per marredhenie seksuale. Parate ia jepte Renaldit derisa u plotesua shuma prej 4000 eurosh. Pas kesaj kohe parate e fituara e demtuara M.G. i dergonte te Fatos Selmani. Ky i fundit i kishte premtuar se me parate qe i dergonte do te dilte nga burgu per nje periudhe 4-5 mujore dhe se pas kesaj do te shkonte ne Itali dhe te dy do e lidhnin jeten ne nje vend larg Shqiperise. Sipas kerkeses per gjykim e demtuara M.G. ka folur dhe per komunikimet qe se fundi ajo ka bere me Fatosin nepermjet internetit. Ajo ka deklaruar se ai kishte nje adrese facebook-u te tijen me emrin Tosi Syjeshili me te cilen komunikonte. Akuza thote se jane pergjuar edhe komunikimet me ane te internetit te zhvilluara nga adresa personale e shtetasit Fatos Selmani.