E Diel, 1 Nëntor 2026

Eurodeputeti gjerman Shqiperia te beje detyrat e shtepise

Intervista Anetari i Bundestagut Florian Hahn ben thirrje per bashkepunimin pozite-opozite

Nje grup deputetesh te Bundestagut gjerman zhvilluan ne Tirane nje vizite zyrtare dyditore. Roderich Kiesewetter CDU Michael Brand CDU dhe Florian Hahn CSU zhvilluan kontakte pune me homologet e tyre shqiptare. Aktiviteti i tyre permbylles ishte dje nje panel diskutimi ne Komisionin parlamentar te Integrimit. Deputeti Florian Hahn anetar i Komisionit te Mbrojtjes si dhe ne ate te Bashkepunimit Ekonomik dhe Zhvillimit ne Bundestag tregon per Deutsche Welle qellimin e vizites ne Shqiperi. Deputeti Florian Hahn deklaroi se qellimi yne ishte te shikonim Shqiperine te zhvillonim takime me autoritetet zyrtare me koleget tane parlamentare eksponente te politikes por dhe aktiviste te shoqerise civile. Ishin dy dite intensive pune qe na vlejten shume ne krijimin e nje pamjeje reale per ate qe ndodh ne Shqiperi. Vendi juaj jo vetem gjeografikisht por dhe nga angazhimet per realizimin e reformave eshte ne nje stad te avancuar te integrimit per ne familjen e BE-se. Shikoni eshte e rendesishme per ne ne Gjermani qe ta njohim edhe me mire realitetin ne vendin tuaj. Sot dy vendet tona jane partnere ne Aleancen Veri-Atlantike ne te ardhmen do te jemi vende partnere dhe ne BE.

Ne debatin qe zhvilluat ne Komisionin parlamentar te Integrimit ne Tirane nga mazhoranca dhe opozita iu prezantua pamje dhe gjykim krejt i kundert per aktualitetin dhe daljen nga ngerci politik. Si e shikoni kete polarizim

- Mendoj se kjo eshte nje ceshtje e Shqiperise por do te ishte mire sikur te dyja palet te bashkepunonin dhe te gjenin zgjidhjen. Ne cdo shoqeri demokratike shumica dhe opozita shfaqen me alternativa te ndryshme kane kundershti dhe debate. Por ato nuk mund te behen qellim ne vetvete dhe penguese per reformat thelbesore. Per ato qe ka nevoje aq shume vendi juaj. Ne stadin ku ndodheni bashkerendimi per ceshtje madhore krijon dhe nje imazh te mire dhe te qendrueshem tek partneret europiane tek ata te cilet jane vendimmarres ne mjaft aspekte integrimi.

Por deri tek finalizimi qe permendet ju shikohen dhe mjaft pengesa qe jane jashte performances se Shqiperise ne realizimin e reformave. Zgjerimi i metejshem i BE-se duket si ne nje spirale qe pritet te marre me shume kohe se sa perllogarisin vendet aspirante. Apo nuk ndani kete mendim

- Per momentin dua te them se ne nuk kemi nje situate kaq te mire per shkak te krizes. Ky duhet pranuar si nje element qe ka rritur skepticizem per ceshtjet e zgjerimit te BE-se. Por keto jane probleme qe ne fund te fundit nuk varen nga vendi juaj apo vendet e tjera te rajonit qe aspirojne hyrjen ne BE. Kjo kohe dilemash dhe mendimesh shpesh kontraverse per te ardhmen e familjes europiane le te sherbejne per Shqiperine dhe vendet e tjera te rajonit qe ti bejne sic duhet lsquodetyrat e shtepise. Forcimi i shtetit ligjor lufta me rezultatet konkrete ndaj korrupsionit garantimi i konkurrences se drejte ne tregun ekonomik permiresimi i imazhit te sistemit te drejtesise dhe te tjera aspekte jane sfida te verteta per klasen politike dhe tere shoqerine shqiptare.

Marre me shkurtime nga Deutsche Welle

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›