E Diel, 1 Nëntor 2026

U përkujtua publicisti Bardh Hamza

Sot, në Fakultetin Filologjik, në Prishtinë, me rastin e njëvjetorit të të vdekjes, u përkujtua Bardh Hamza, gazetar, analist e publicist. Për të kujtuar punën dhe veprën e tij para, gjatë dhe pas luftës, kishin ardhur familjarë, shokë, miq e bashkëpunëtorë të tij nga i gjithë vendi.

Me këtë rast fjalë miradie për të ndjerin shprehën Behxhet Haliti nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, Baton Haxhiu nga TV Klan dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›