E Shtunë, 31 Tetor 2026

U pështillet UNMIK’u

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj dhe ai Serbisë morën pjesë në Forumin Strategjik të Bledit. Në Slloveni, në listën e atyre që morën pjesë ishte edhe Farid Zarif, ushtrues detyre i Shefit të UNMIK’ut. Atje ishte edhe Kryeministri Hashim Thaçi. Nga Express më 11 shtator 2011 në ora 08:22

Zyrtarët e lartë të UNMIK’ut vazhdojnë të ftohen nëpër ngjarjet ndërkombëtarë, ku duhet të përfaqësohen Kosova dhe Serbia.

Pikërisht për këtë, Ushtruesi i Detyrës së shefit të UNMIKut, Farid Zarif, të premten dhe të shtunën ka qenë pjesë e Forumit Strategjik të Bledit në Slloveni.
Shkuarjen e Zarif e kanë konfirmuar për gazetën zyrtarë për media të UNMIK’ut
Në këtë ngjarje kanë marrë pjesë edhe shefi i diplomacisë së Kosovës, Enver Hoxhaj dhe ai diplomacisë serbe, Vuk Jeremic.

Zyra për informim e MPJ’së së Kosovës të ënjtën kishte njoftuar së gjatë qëndrimit në Bled, Ministri Hoxhaj do të takojë zyrtarë të lartë pjesëmarrës të kësaj ngjarjeje derisa Vuk Jeremic ka qenë pjesë e një paneli bashkë më Ministrin ë Jashtëm të Malit të Zi, Milan Rocen dhe zyrtarë tjerë, ku është diskutuar e ardhmja ë Ballkanit Perëndimor.

Ministria ë Jashtme e Kosovës ka njoftuar të ënjtën për një takim të Hoxhajt me Ministrin e Jashtëm, Samuel Zbogar, nga i cili ka marrë premtime për ndihmën sllovene.

Prania e UNMIK’ut në takimet ndërkombëtarë, ku marrin pjesë edhe kosovarët, zyrtarëve serbë u shërben si një mundësi për të interpretuar së Kosova në arenën ndërkombëtare përfaqësohet nga UNMIK’u.

Çështja e përfaqësimit të Kosovës dhe Serbisë në forumet ndërkombëtarë pritet të jetë çështje diskutimi në raundet e radhës të bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë.
Presidenti i Këshillit Europian, Herman van Rompuy, gjatë qëndrimit në Beograd të premten ka kërkuar që të gjendet një formulë për këtë çështje, pasi, sipas tij, edhe Prishtina edhe Beogradi duhet të jenë të pranishme kur diskutohen temat me interes për rajonin.

Jeremic gjatë qëndrimit në Bled ka shfrytëzuar rastin për të folur për Kosovën.
Ai ka thënë së Serbia do të kërkojë një zgjidhje me mjete diplomatikë për Kosovën.
Jeremic ka thënë së Serbia është e gatshme për kandidaturën e saj për anëtarësim në BE, por më këtë rast ka përmendur “çështjen e hapur” të Kosovës,.
“Qeveria e Serbisë është e përkushtuar që zgjidhja për Kosovën të gjendet me mjete diplomatike dhe paqësore”, ka thënë Jeremic.

Në Slloveni të premten ka udhëtuar edhe Kryeministri Hashim Thaci. Vizita e Thacit në Slloveni vjen pas ftesës së Kryeministrit Borut Pahor, i cili ditë më parë ka vizituar Beogradin. Pahor kishte bërë të ditur se pas takimeve të karakterit privat më Tadic, do të takohet edhe më Thacin, të cilin ka thënë së do ta ftojë në Slloveni. Qeveria e Kosovës ka njoftuar të shtunën për takimin e Thacit me Pahor.
“Kryeministri Thaçi në takim theksoi rëndësinë ë mbështetjes sllovene për Qeverinë kosovare lidhur me procesin e integrimeve europiane, e posaçërisht për procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët ë Kosovës. Në këtë drejtim, kryeministri Thaçi mori mbështetjen e homologut të tij slloven, që Sllovenia do të vazhdojë të jetë mbështetës e Kosovës për procesin ë liberalizimit të vizave”, thuhet në njoftim.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›