E Shtunë, 31 Tetor 2026

Decentralizimi një peshë e rëndë për ta realizuar

Nga Express më 10 shtator 2011 në ora 15:23

Me ftesё tё Kёshillit tё Evropёs dhe Shkollёs pёr Studime Politike tё BiH, z. Besnik Tahiri, drejtor i Institutit Kosovar pёr Qeverisje Lokale dhe anёtar i kryesisё sё AAK-sё, po merrё pjesё nё tryezёn rajonale tё Shkollёs pёr Demokraci Lokale tё Ballkanit Perendimor qё po mbahet nё Neum tё BiH (8-11 shtator 2011). Tema e këtij takimi rajonal ёshtё: Ballafaqimi me Problemet nё Qeverisjen lokale. Nё kёtё tryezё po marrin pjesё pёrfaqёsues, ekspertë dhe profesionistë tё kёsaj teme nga 7 vende tё rajonit (Shqipёria, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia dhe Kosova).

Gjatë këtij takimi u diskutuan temat qё ndërlidhen me procesin dhe trendin e decentralizimit si mundësi apo barrë për menaxhim të suksesshëm në komuna. Theks i veçantë iu kushtua decentralizimit fiskal dhe burimeve financiare për komuna. Bashkëpunimi ndër-komunal dhe kapacitet e komunave për të menaxhuar krizat dhe situatat emergjente u trajtua poashtu.

Z. Besnik Tahiri, gjatё kёsaj konference dy ditore i ftuar si panelist prezantoi disa nga sukseset dhe sfidat e procesit tё reformës sё qeverisjes lokale nё Republikёn e Kosovёs, nё veçanti, ato qё kanё tё bёjnё me qeverisjen lokale dhe decentralizimin e pushtetit lokal. Z. Tahiri theksoi se ‘Republika e Kosovёs ka një Kushtetutë shumë tё avancuar sa i përket demokracisë lokale dhe mundësisë për të vetëqeverisur në nivel lokal. Me ligjin në fuqi, në një anë komunave iu janë deleguar kompetenca shumë mëdha dhe në anën tjetër janë themeluar 5 komuna të reja në zonat e banuara kryesitë më komunitete pakicë.

Duke vazhduar tutje, z. Tahiri tha se “Decentralizimi në Republikën e Kosovës rrënjët e veta i ka në kompromiset politike që ndërlidhen me zgjidhjes së statusit final të Kosovës. Ky proces në masë të madhe ka rritur fuqinë dhe autonominë në vendimmarrje të pushtetit lokal përmes kompetencave që tani janë në duart e kryetarit. Megjithatë, në mungesë të resurseve dhe mbështetjes së komunave nga niveli qendror, tri vjet e gjysmë pas miratimit të Kushtetutës, decentralizimi në vend është duke u bërë një barrë e madhe si për komuna ashtu edhe për qeverinë qendrore. Është nevojë emergjente që procesit të decentralizimit të përcaktuar nga Presidenti Ahtisaari ti bëhet një vlerësim i thellë, gjithëpërfshirës dhe profesional në mënyrë që të bëjmë ndryshimet e nevojshme si në menaxhimin e shërbimeve komunale poashtu në financimin e tyre. Komuna dhe kryetari në mungesë të burimeve financiare do të pamundësohet të ofroj shërbime kualitative për qytetarë”.

Gjatё kёsaj konference, po ashtu, u diskutuan çёshtjet qё ndёrlidhen me demokratizimin e pushtetit lokal dhe decentralizimin e pushtetit lokal si dhe nevojёn e menagjimit më efikas nё nivel komune. Ky takim ёshtё pjesё e projektit tё Kёshillit i Evropёs dhe Shkollёs pёr Demokraci Lokale e Ballkanit Perendimor qё pёr synim do tё kenё fuqizimin e profesionistve dhe ekspertve tё pushtetit lokal qё vijnё nga vendet e Ballkanit Pёrendimor.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›