E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wolfsburg i beson Magathit

Nga Express më 10 shtator 2011 në ora 14:55

Trajneri i Wolfsburgut Felix Magath ka marr përkrahje për pozitën e tij. Wolfsburg ka bërë fillim katastrofal të sezonit me tri humbje të njëpasnjëshme që i ka lënë ata në pjesën e padëshiruar të tabelës.

Por, presidenti i Wolfsburgut Francisco Garcia Sanz beson se Magath do të përmirëson ekipin.

“Ne kemi besim te Magath. Ai gjithmonë ia del në fund. Edhe gjatë aventurës së tij të parë më ne, nuk konkurruam menjëherë për kreun e tabelës” tha Sanz për të përditshmen sportive gjermane Bild Sport.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›