U plagos nga shpërthimi i autobotit, 35-vjeçari ndërron jetë në spital

35-vjeçari Elvis Prendi, i cili u plagos dy ditë më parë në aksin Tiranë–Durrës gjatë shpërthimit të autobotit me naftë në një pikë karburanti, nuk i ka mbijetuar dot plagëve të marra.
Shpërthimi që i mori jetën punonjësit ndodhi mbrëmjen e 9 gushtit, teksa autoboti ishte duke u furnizuar me naftë në pikën e Gega Oil.
I plagosur mbeti edhe një punonjës tjetër, 20 vjeç, banues në Kamëz.
Shkaku i shpërthimit nuk është zbardhur ende nga grupi hetimor. Mësohet se autoboti ka qenë thuajse bosh në momentin e shpërthimit. Dyshohet se shpërthimi u provokua nga motori i tejnxehur i automjetit.
/rtsh.al/