E Diel, 1 Nëntor 2026

U shiste kokaine mjekeve e menaxhereve kapet Hoxha

14/10/2010Karabinieret prangosin 25-vjecarin ishte njeriu i besuar per klientelen VIP

SAN BENEDETO- Mjeshteria e nje 25-vjecari shqiptar ne shperndarjen e droges kishte marre dhene ne San Benedeto pasi ai furnizonte me kokaine nje klientele elitash si mjeke e menaxhere. Mjaftonte nje telefonate e sinqerte me klientin i cili me pas e ftonte ne takim ne ndonje prej lokaleve dhe aty mundesohej shitja e kokaines. Nga mediat italiane u be e ditur se dje ne oret e para te mengjesit u arrit te vihej ne pranga i shumekerkuari Luis Hoxha 25 vjec shqiptar me banim ne San Benedeto. Policia i tha medias italiane se Hoxha ishte shperndaresi me i besuar ne Riviera Bene pra si rrjedhoje te gjithe njerezit qe jetonin ne zonen Macerata furnizoheshin vetem tek personi ne fjale. Edhe pse i denuar me pare per shperndarjen e lendeve narkotike vazhdonte akoma te praktikonte punen e tij. Policia dje paradite ka sekuestruar banesen e te akuzuarit duke gjetur lendet narkotike te llojeve te ndryshme. Hoxha edhe pse kaq i ri kishte arritur te formonte nje aktivitet ne te cilen perfshihej nje klientele elitare. Ai kishte arritur te bente nje jete luksi edhe pse nuk dispononte asnje kontrate pune prej vitesh. Kjo behej e mundur fale klienteve te tij te pasur ku mes tyre perfshiheshin mjeke e menaxhere. I akuzuari u gjet dhe u arrestua fale pergjimit te telefonatave qe e perfshinin ate ne rrjetin e droges ndersa me pas u gjet edhe vendi ku ai takohej me klientet VIP. Gjate zgjerimit te hetimeve u kapen edhe tre korriere te droges te cileve ku iu sekuestruan 200 grame kokaine si dhe nje makine e cila perdorej per transportin e lendeve narkotike. Pjesa me e madhe e kokaines rezultoi se ishte zbarkuar ne Italia prej Shqiperise duke hedhur keshtu dyshime se Hoxha eshte elementi me i besuar i nje rrjeti te mireorganizuar trafikantesh kokaine qe furnizon elitat. Hetimet e metejshme tregojne se Luis Hoxha fliste me kode me klientet e tij per te mos i kuptuar njeri. Darkat dhe kafet e shumta qe degjoheshin neper telefona nuk ishin te verteta pasi gjithcka bente fjale rreth droges. Sipas karabiniereve te narkotines tregohet qe hetimet per kete ceshtje kishin filluar qe nga shtatori i vitit 2009. Sipas komisarit te policise ky akt ishte nje nder te shumtit qe karabinieret kane zbuluar edhe pse zbardhjet e hetimeve per arrestimet e fundit vazhdojne te vijojne. Eksperiencat policore kane treguar se shqiptaret kryesisht perzgjidhen nga trafikantet per tua shitur kokainen klienteve VIP.

Pranga trafikantit kerkohej prej vitesh

Arrestohet shqiptari qe ishte denuar me 17 vjet burg. Gjendej shpesh duke i rene rrotull qytetit dhe kjo per shkak se kishte te bente me rrethin e krimineleve. Parmbreme nuk ishte nata e tij me fat sepse u njoh shpejt nga nje polic i zones. Shqiptari dyshohej si shperndaresi me i kerkuar i asaj zone dhe fale policit qe nuk ishte ne sherbim arrihet kapja e tij. Arrestohet keshtu 34-vjecari Lefter Mucaj i cili kerkohej prej policise qe nga nentori i vitit te shkuar. Duhet te shlyente denimin me17 vite burg qe i ishte urdheruar nga gjykata. Me 13 tetor te 2004 shqiptari perfshihet ne operacionin e antidroges Bis In Idem i cili solli arrestimin e 30 personave ku te gjithe ishin te perfshire ne organizata kriminale. Ne ato rrethana karabinieret zbuluan nje organizate te vetme shqiptare e cila ishte themeluar nga Lefter Mucaj. Pas denimit i akuzuari kishte arritur te arratisej por fatmiresisht u gjet dje ku pritet te shlyeje denimin prej 17 vitesh burg.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›