U zhduk nga Saranda gjendet ne Maqedoni
SARANDE - Adoleshentja A.Kreku nga Borshi e zhdukur dy muaj me pare nga qyteti i Sarandes eshte gjetur ne shtetin maqedonas. Dyshohet qe 15-vjecarja te jete trafikuar ne kete vend por ende nuk dihen autoret. Burime policore te Sarandes bejne te ditur se Kreku banore e fshatit Borsh eshte gjetur ditet e fundit ne Maqedoni pas kerkimeve te vazhdueshme qe po kryheshin per te. Ajo ishte larguar ne drejtim te paditur nga qyteti i Sarandes qe nga 15 nentori i vitit 2010. Qe nga ajo dite familja e saj nuk ka pasur asnje sinjal se ku mund te kishte shkuar femija e tyre. Ne kerkim te saj pas denoncimit te familjes disa dite me pas ka qene fillimisht policia e Sarandes e cila pas kontakteve me palen maqedonase mesoi per gjetjen e vajzes. Ajo eshte gjetur ne shtetin maqedonas. Sipas burimeve paraprake mendohet se vajza 15 vjecare te kete qene e trafikuar drejt Maqedonise. Pas njoftimit per gjetjen e saj pritet qe adoleshentja te mberrije ne Sarande. sh.d