E Diel, 1 Nëntor 2026

A mundet publiku ta ndikoje median

/ /

NgaVALBONA SULCE

Nje media cinike mercenare demagoge me kalimin e kohes do te prodhoje nje publik po aq pa vlere sa vetja. Kjo thenie e gazetarit amerikan Joseph Pulitzer ne maj 1904 mund te lexohet ne shume menyra. Per disa gazetare mund te jete nje lloj kredoje profesionale. Ne nje lexim tjeter ajo tregon lidhjen e medias me publikun dhe ndikimin qe e para ka tek audienca. Per shume kohe ky raport eshte menduar si me nje kah pra vetem nga media tek publiku por a eshte e mundur e kunderta pra qe publiku ta ndikoje median A eshte e mundur te ndodhe kjo kur dihet qe mediat jane nje pushtet me vete me mekanizmat dhe ligjesite e tyre por qe formesojne boten tone Nje levizje qe ka filluar ne vitet 80 kryesisht ne Kanada SHBA Australi e Britanine e Madhe e qe njihet me emrin media literacy ML ose ne shqip aftesimi per te patur akses analizuar vleresuar dhe krijuar mediat synon pikerisht te zhbeje kete raport izolimi midis medias dhe publikut dhe ta beje kete te fundit pjesemarres ne perandorine mediatike. Duket bukur por eshte dhe e mundur.
Fjala eshte per ti aftesuar femijet dhe njerezit tane ta lexojne median ashtu sic ajo eshte dhe ashtu sic paraqitet pasi sot ne lexojme vetem ate qe shtypet ne leter shohim ne ekran dhe degjojme ne radio. Dime dicka rreth pronareve orientimeve politike po kaq. Nuk dime qe media eshte nje mesazh i koduar sipas ca rregullave fikse jane ca rregulla te thjeshta te cilat nese i njohim na orientojne ne boten mediatike dhe na mesojne te mbrohemi nga abuzimet apo manipulimet por edhe te vleresojme forcen e medias si motor i demokracise. Pa kete njohje ne do te mbetemi ne pozitat e atij qe gjithmone i tregohet se si eshte bota cfare duhet te besoje dhe si duhet te sillet. Pervec kesaj duke e njohur median ne do te mesojme te vleresojme me drejt kontributin e pazevendesueshem te saj ne shoqeri dhe ne forcimin e demokracise.
Lidhja me te menduarin kritik
Media vjen ne konsumimin e perditshem si nje pakete e gatshme nje lloj konsumi qe e marrim te mireqene. Nje publik qe nuk mendon ne menyre kritike per ate qe i serviret eshte i prirur ta pranoje ate e per pasoje manipulohet me lehte. Ne nje kohe kur kandidatet per deputete zgjidhen nepermjet spoteve 30 sekondeshe ose kur lufterat ndiqen ne kohe reale ne TV roli unik i ML eshte te pergatise qytetaret te angazhohen dhe te kontribuojne ne debatin publik dhe jeten sociale.
Nga ana tjeter duke u futur si lende e vecante mesimore ne shkolle media literacy ndihmon edhe ne reformimin e menyres se te mesuarit ne shkollat tona. Ajo i vjen ne ndihme reformimit te shkolles duke e konceptuar ate jo me si nje vend ku shkohet per te mesuar fakte rreth botes sot ti mund ta marresh informacionin me te fundit me nje shtypje te butonit por per te mesuar aftesite qe te duhen per tu orientuar drejt ne nje bote qe te bombardon cdo dite me mesazhe nga me te ndryshmet. Shkolla duhet ti pajise nxenesit me aftesite per te menduar ne menyre kritike duke ngritur pyetje dhe duke zgjuar deshiren per te pare pertej asaj qe duket. Ne kete menyre ML kontribuon ne pergatitjen e te rinjve per te qene qytetare aktive mendjehapur qe jane te afte te mendojne ne menyre kritike dhe per pasoje i rezistojne manipulimit.
Natyrisht Shqiperia nuk eshte ende ne ate shkalle zhvillimi te teknologjive te informacionit sic mund te jete ne vendet e tjera. Interneti eshte nje luks per shumicen e shqiptareve megjithese pritet qe kjo te ndryshoje ne vitet e ardhshme. Per momentin televizioni dhe shtypi jane mediat me te aksesueshme nga shqiptaret dhe qe ushtrojne nje ndikim te madh ne popullsi. Dhe ketu nuk flasim vetem per median shqiptare por edhe per ate boterore e cila percillet pa mundim ne shtepite e shqiptareve cdo dite nepermjet kabllove satelitit platformave dixhitale etj. Por kjo nuk do te thote qe nevoja per te marre njohuri rreth medias eshte e parakohshme. Ne jetojme ne Epoken e Informacionit dhe aftesite baze ajo per te lexuar e shkruar dhe per te numeruar nuk jane me te mjaftueshme per te qene te suksesshem. Qe ne vitin 1982 UNESCO terhiqte vemendjen per nevojen e pergatitjes se te rinjve per te jetuar ne nje bote te mbushur me imazhe fjale dhe tinguj te fuqishem
Nga ana tjeter ML nenkupton dhe aftesimin per te prodhuar media. Keshtu media nuk mbetet prone e nje grupi te vogel njerezish pra nje monopol i disa njerezve qe vendosin cfare duhet te shohim dhe degjojme sipas interesave te tyre por do te nxise grupe njerezish qe te dine te percjellin mesazhet e tyre ne menyre te efektshme ne mediat ekzistuese ose te ngrene mediat e tyre modeste ato qe quhen community media.
Ketu eshte vendi te theksohet se ML nuk eshte nje levizje KUNDR medias. Ai eshte thjesht nje mjet per te aftesuar njerezit ta perdorin median ne dobi te tyre dhe jo e kunderta pra qe media ti perdore ata. Gjithashtu eshte e rendesishme te kuptohet qe media literacy nuk eshte nje aftesi e rezervuar vetem per femijet dhe te rinjte por edhe per prinderit e tyre pra te rriturit te cilet e njohin median vetem nepermjet pervojes si konsumatore. Ne vendet ku kjo levizje ka nisur organizohen kurse te shkurtra informimi per te rriturit pikerisht per ti vetedijesuar ata rreth menyres si funksionojne mediat. Ne kete menyre mendohet se prinderit do te jene ne gjendje te ndihmojne femijet ne momentet kur mesazhet mediatike keqkuptohen por edhe per vete prinderit kjo eshte nje menyre e mire per te ecur ne nje hap me femijet e tyre persa i perket teknologjise. Ne nje plan me te gjere edukimi i te rriturve per median ndihmon ne formimin e asaj mase kritike te publikut qe kerkon cilesi ne media.
Media literacy ka marre nje perhapje edhe ne Europe eshte krijuar Karta Europiane e Edukimit te Medias. Ne Ballkan ka disa perpjekje te vona per te futur elemente te ML ne diskutimin publik. Bosnja p.sh ka botuar nje permbledhje me ese per media literacy ne vitin 2000 ndersa ne Shqiperi Instituti Shqiptar i Medias ka filluar nje seri veprimtarish me kete teme ku mund te permendet nje seminar rajonal per shkembimin e pervojave ne kete fushe. Ajo qe vlen per tu theksuar ne kete rast e qe eshte shume pozitive eshte se strukturat shteterore qe merren me arsimin jane shprehur ne favor te perfshirjes se medias si lende me vete ne arsimin parauniversitar cka kursen kohe dhe energji dhe fokuson perpjekjet ne pergatitjen e mesuesve te ardhshem te lendes.
Gjithe sa parashtruam me lart ofron nje mundesi per ti dhene nje pergjigje pozitive pyetjes qe shtruam ne titull te shkrimit. Ndersa po te shpreheshim me fjalet e Pulitzer-it do te thoshim se jo vetem nje media mercenare prodhon nje publik pa vlere por edhe nje publik i paditur mund te prodhoje nje media pa vlere pasi kjo e fundit nuk ka presionin e duhur per te permiresuar cilesine e produkteve te veta dhe as friken e refuzimit te produkteve te porositura.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›