E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sistemi i ri/ Shqipëria, në vazon e 6 për shortin e botërorit të 2010

Nga Leonard Karaj
UEFA "prish" planet e Federatës Shqiptare të Futbollit dhe trajnerit të kombëtares, Oto Baric. Teksa prisnim të arrinim si objektiv vazon e katërt për kualifikueset e botërorit "Afrika e Jugut 2010" drejtuesit e institucionit më të lartë të futbollit kanë propozuar dhe miratuar një sistem krejt të ri për shortin e skuadrave evropiane për Kupën e Botës. Në mbledhjen e fundit para tri javësh në Stamboll të Turqisë UEFA vendosi të përdorë për të parën herë renditjen botërore të FIFA-s për të shpërndarë nëpër vazot e shortit 53 skuadrat që do të marrin pjesë në këto kualifikuese. Sistemi i ri : Sipas drejtuesve të UEFA-s për ndeshjet eliminatore për Kupën e Botës "Afrikë e Jugut 2010" në kontinentin evropian do të krijohen 8 grupe me nga 6 skuadra dhe një grup me 5 skuadra. Nëntë skuadrat e para evropiane në renditjen e përgjithshme të FIFA-s do të jenë "koka" grupesh. Vazoja e parë do të ketë pesë skuadrat evropiane që vijnë në renditje direkt pas këtyre 9 më të mirave. Vazoja e dytë do të ketë pesë të tjerat që vijnë në renditjen botërore pas këtyre të fundit, e kështu me radhë. Vetëm vazoja e fundit, domethënë e nënta do të ketë 4 skuadra. Shqipëria: Duhet theksuar se për bazë do të merret klasifikimi i FIFA-s për muajin tetor i cili mund të publikohet nga sot e deri në fund të këtij muaji. Pra, brenda kësaj jave. Më sipër gazeta "Tirana Observer" ju jep shembuj se në cilën vazo do të ndodhej kombëtarja shqiptare duke iu referuar renditjes së muajit shator, publikuar nga FIFA më 19 shator. Shqipëria sipas këtsaj renditje do të ishte në vazon e 6-të së bashku me Slloveninë, Islandën, Moldavinë dhe Lituaninë. Kombëtarja shqiptare e renditur në këtë vazo do të kishte dy skuadra evropiane më të dobëta se ajo. Shorti: Shorti i botërorit "Afrika e Jugut 2010" do të hidhet më 25 nëntor në kryeqytetin e këtij vendi, Pretoria. Shqipëria do të përfaqësohet nga një delegacion i përbërë nga drejtues të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe trajnerit të kombëtares shqiptare. Në këtë rast në Afrikë të Jugut do të ishte prezent, trajneri, Oto Baric duke qenë se edhe nga FSHF pohohet se kroatit i është konfirmuar bileta dhe pjesëmarrja në short. Një gjë e tillë lë të kuptosh se 75-vjecari pas shumë "tërhiq e mos e këput" do të rinovojë kontratën me ekipin tonë përfaqësues. Ekipet "koka" grupi Italia, Gjermania, Holanda, Franca, Spanja, Portugalia, Anglia, Kroacia, Cekia Vazo 1 Rumania, Skocia, Greqia, Polonia, Ukraina Vazo 2 Suedia, Turqia, Serbia, Rusia, Danimarka Vazo 3 Norvegjia, Irlanda, Izraeli, Bullgaria, Irlanda e Veriut Vazo 4 Bosnjë-Herzegovina, Zvicra, Finlanda, Sllovakia, Uellsi Vazo 5 Hungaria, Belgjika, Maqedonia, Qipro, Bjellorusia Vazo 6 Sllovenia, Shqipëria, Islanda, Moldavia, Lituania Vazo 7 Austria, Armenia, Letonia, Gjeorgjia, Azerbajxhani Vazo 8 Kazakistani, Malta, Estonia, Litenshtejn, Andora Vazo 9 Luksemburgu, Mali i Zi, Ishujt Faroe, San Marino 53 federata do të marrin pjesë në shortin për botërorin "Afrika e Jugut 2010". Kontinentit Evropian i është shtuar sivjet edhe Federata Malazeze e Futbollit. 9 skuadrat e para evropiane në renditjen e përgjithshme të FIFA-s për miajin tetor do të jenë "koka" grupi në shortin që do të hidhet më 25 nëntor 2007. 8 grupe përsa i përket ndeshjeve kualifikuese për kontinentin evropian do të përbëhen me nga 6 skuadra, ndërsa 1 grup do të ketë vetëm 5 skuadra. 6 Në rast se do të merrnim për bazë renditjen e FIFA-s për muajin shtator atëherë Shqipëria do ishte në vazon e 6 me Slloveninë, Islandën, Moldavinë dhe Lituaninë. Renditja FIFA për Evropën muajin shtator 1. Italia 2. Gjermania 3. Holanda 4. Franca 5. Spanja 6. Portugalia 7. Anglia 8. Kroacia 9. Rep. Ceke 10. Rumania 11. Skocia 12. Greqia 13. Polonia 14. Ukraina 15. Suedia 16. Turqia 17. Serbia 18. Rusia 19. Danimarka 20. Norvegjia 21. Irlanda 22. Izraeli 23. Bullgaria 24. Irlanda e Veriut 25. Bosnjë-Herzegovina 26. Zvicra 27. Finlanda 28. Sllovakia 29. Uellsi 30. Hungaria 31. Belgjika 32. Maqedonia 33. Qipro 34. Bjellorusia 35. Sllovenia 36. Shqiëpria 37. Islanda 38. Moldavia 39. Lituania 40. Austria 41. Armenia 42. Letonia 43. Gjeorgjia 44. Azerbajxhani 45. Kazakistani 46. Malta 47. Estonia 48. Litenshtejn 49. Andora 50. Luksemburgu 51. Mali i Zi 52. Ishujt Faroe 53. San Marino

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›