U2, albumi i ri i vidhet shtepise diskografike

Kjo eshte java e publikimit te albumit te ri te U2 me titull "No line on the horizon" por te shenjat e para per grupin e Bono Vox nuk jane pozitive.
Albumi qarkullon ne internet per shkak te nje gabimi te shtepise diskografike, ndersa kenga me e mire nuk ka arritur te hyje ne dhjeteshen me te larte te klasifikimit britanik. Ky eshte rezultati me i keq per banden ne 10 vitet e fundit te karrieres. "Get on your boots" eshte ndalur ne vendin e 12-te, cka rezulton nje zhgenjim i vertete per banden irlandeze.
Sipas kritikeve, albumi i ri shenon nje kthese ne karrieren e tyre pasi edhe stili muzikor i U2 eshte revolucionarizuar. Albumi mund te shkarkohet ne faqen Getmusic.au me nje cilesi mjaft te larte, ndersa grupi dhe shtepia diskografike nuk kane bere asnje koment ne lidhje me kete gafe.