Marubi, Kujtim Çashku: Akt terrorist ndaj kulturës
Drejtuesit e Marubit kundërshtojnë vendimin e jashtëligjshëm
Akt terrorist ndaj Akademisë së Filmit dhe Multimedias Marubi kështu u shpreh dje rektori i kësaj akademie Kujtim Çashku në lidhje me vendimin që i është dërguar për të liruar ambientet e shkollës. E konsideroj këtë VKM si akt terrorist që vret kulturën dhe arsimin në Shqipëri dhe që bie ndesh më politikat dhe strategjinë e integrimin perëndimor të saj. Si regjisor, në vitet 90, duke ndjerë shkatërrimin e Kinostudios dhe ndërprerjen e formimit të gjeneratave të reja, në janar të vitit 2001, mora inciativën e hapjes së shkollës së parë të filmit në atë mjedis, ku denjësisht i takonte që të ngrihej, u shpreh Çashku. Më tej ai duke theksuar vlerat e kësaj shkollë u shpreh se : Për hapjen e shkollës Marubi, mu desh të luftoja katër vjet me qeverinë e atëhershme. Më pas me insistimin personal, mbështetjen e kineastëve vendas dhe të huaj, si dhe në bashkëveprim me Qeveritë Perëndimore, arritëm të gjithë së bashku që më 4 tetor 2004, të hapnim Akademinë e parë të Filmit dhe Multimedias Marubi në vendin tonë. Drejtori i "Albafilm Studio" i ka dërguar në datë 20/02/2009, një kërkesë Akademisë së Filmit dhe Multimedias Marubi, ku i ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të ambienteve deri në orën 13.00 të datës 21/02/2009, kërkesë të mbështetur sipas VKM nr. 1445, datë 29/10/2008. Lidhur me këtë kërkesë, rektori i Akademisë "Marubi", Kujtim Çashku u shpreh dje në një konferencë për shtyp se: Ne nuk kemi kërkuar kurrë të drejta pronësie mbi pronën publike, por kërkuam thjesht administrimin dhe ruajtjen e saj, në mënyrë që askush të mos i ndërronte destinacionin si të godinës ashtu dhe të sipërfaqes funksionale të saj". Sot, kjo akademi është akredituar nga shteti Shqiptar, dhe është bërë anëtare me të drejta të plota e CILECT, GEECT dhe SEEC (organizma ndërkombëtar të akademive më të njohura të botës së Filmit dhe TV). Rektori Kujtim Çashku së bashku me kineastët dhe studentët e filmit të kësaj akademie e konsiderojnë vendimin e Albafilmit jo vetëm një akt terrorist të akademisë së parë të filmit në vendin tonë, por dhe represion ndaj artit dhe kulturës. Akademia e Filmit dhe e Multimedias Marubi është çelur pas një përpjekje të gjatë në tetor 2004-ës dhe që prej asaj kohe është kthyer në një nga vendet ku formohen kineastët e rinj, të cilët kanë marrë pjesë dhe janë vlerësuar në shumë kompeticione ndërkombëtare për punët e tyren fushën e kinematografisë. Akademia e Filmit dhe e Multimedias Marubi , u hap me VKM Nr. 652 dt. 30.09.2004 dhe me VKM, Nr. 74 dt. 4.02.2005. Iu dhanë si fillim nga qeveria, në përdorim për 10 vjet pa shpërblim një sipërfaqe prej 200 m2 në Kinostudio. Kjo sipërfaqe shërbeu si fillesë e hapjes së shkollës Marubi dhe rikonstruktimit të plotë të godinës së shkatërruar dhe mjedisit funksional përreth saj. I kërkuam qeverisë një shtesë VKM-je mbi VKM-në ekzistuese, sepse sipas Ligjit për Arsimin të Lartë, në 200 m2 është e pamundur të zbatohet programi akademik. Nga viti 2004 deri më sot, kemi pritur një zgjidhje të arsyeshme të qeverisë Berisha, theksoi në një prononcim për gazetën rektori Kujtim Çashku. Në AFMM, Orafilm së bashku me qeveritë perëndimore kanë investuar mbi gjysmë milion euro, duke krijuar një institucion krejtësisht të pavarur dhe tërësisht perëndimor. Ndërkohë që rektori Çashku tregon se ndaj kësaj akademie nisi një status terrori antikulturor, ku në mënyrë të fshehtë i dërgoheshin urdhra. Për fat të keq, kërkesave tona të vazhdueshme nuk iu dha asnjë zgjidhje, por nisi një gjueti shtrigash e paparë dhe një status terrori antikulturor permanent. Çdo ditë na dërgoheshin urdhra të fshehtë vartësish karrieristë, të cilët, siç ndodh në sistemet represive totalitare, u serviloseshin verbërisht eprorëve dhe bëheshin prepotentë me vartësit. Shantazhi e terrori ndaj Marubit buronte nga leximi i kumtit Orwellian të bigbrother-it, i cili di të administrojë pengun makiavelik të fajit korruptiv ose fajit të shkuarës. Ky funksionim rrënues e kriminal i administratës së shtetit shemb çdo vlere morale e princip demokratik e perëndimor të shoqërisë shqiptare dhe e zhyt atë në një terr e mjerim shkatërrues ku ligji, prona dhe e drejta përcaktohen nga një bandë politike dhe krimi i organizuar, theksoi ndër të tjera rektori Kujtim Çashku. Më tej ai shtoi se filma që janë prodhuar në këto mjedise janë pjesë e fondit publik të kulturës sonë kombëtare. Më tej Çashku akuzoi qeverinë se po përpiqet që të fusë përçarje mes institucioneve që kanë të njëjtin mision. Qeveria po kërkon të blejë një nga kanalet më indipendent e filoperëndimor, Top Channel, duke i dhënë qëllimisht një objekt ku janë bërë prej pesë vjetësh investimet e AFMM dhe Qeverive Perëndimore, duke futur kështu politikën e përçarjes mes kolegësh e institucionesh që kanë të njëjtin mision të emancipimit perëndimor të shoqërisë Shqiptare. Unë nuk kam kërkuar pronë, kam kërkuar që Kinostudio të ruajë identitetin e vet si një institucion me histori kinematografike, e rëndësi Kombëtare. Në Kinostudio ne jemi një grup profesorësh kineastë që kemi lidhur jetën me kinematografinë dhe ashtu duam ta përfundojmë, theksoi Çashku. Më tej ai shtoi se: Sugjerimet që kam bërë për shpalljen e Kinostudios Qytet e Arti dhe aplikimi i politikave policentriste kanë rënë në vesh të shurdhër dhe prona publike në Kinostudios prej 59.000 m2 ka qëndruar për 17 vjet rresht në mëshirë të fatit duke dëmtuar rëndë interesat publike. Në fund rektori i Akademisë së Filmit dhe Multimedias Marubi Kujtim Çashku u shpreh se shantazhi i mbrapshtë ndaj shkollës Marubi ka buruar e buron nga vizioni antikulturor dhe vullneti i mbrapshtë politik i qeverisë.
*************************************************
Akademia e Filmit dhe Multimedias Marubi e ka nisur aktivitetin në 4 tetor të vitit 2004. Në fillim ajo mori në përdorim për 10 vjet nga qeveria një sipërfaqe 200 m2 në mjediset e Kinostudios. Sot kjo është një shkollë e cila ka formuar talente në fushën e kinematografisë. Akademia Marubi sot ofron për studentët një kualifikim profesional, krijues dhe artistik për të gjithë ata që aspirojnë industrinë e Filmit dhe Televizionit. Shkolla ka një sistem 3-vjeçar. Vitin e parë jepet një kulturë e përgjithshme kinematografike dhe televizive. Dhe në mënyrë graduale konturohen katër profile kryesore të shkollës që është regjia, skenari, kamera dhe montazhi. Akademia e Filmit dhe Multimedias Marubi është akredituar së fundmi nga shteti shqiptar, dhe është bërë anëtare me të drejta të plota të organizmave të ndryshëm ndërkombëtar të Akademive të Filmit dhe televizioneve në botë.
Reagime
Ervin Kotorri( student tek Marubi)
Është një institucion, është një vend i cili rrezaton kulturë dhe ide. Këto janë gjëra të cilët ne shqiptarët kemi shumë nevojë, sepse vetëm nëpërmjet këtyre ne mund të ecim përpara si të gjithë, por që është problem sepse ne nuk mund të jemi ata që duam, sepse shpesh herë nuk na lënë. Të bësh kinema sot është goxha e vështirë, por kur të jepet mundësia për të mësuar në një vend të tillë është mirë.
Iris Elezi (Pedagoge e Analizës së Filmit në Akademinë Marubi)
Jam e sigurt që imazhet, që ju keni parë deri tani flasin vetë dhe është vërtetë e trishtueshme kjo që po ndodh. Nëse i keni parë me vëmendje studentë tanë, ata kishin hipur në vende të ndryshme dhe po xhironin si një organizim të gjithë sëbashku. Kjo do të thotë që kjo shkollë po e kryen funksion e vet. Kjo që po ndodh është e turpshme. Unë po të kisha pasur një shkollë të tillë filmi,nuk do të isha larguar nga Shqipëria 12 vjet më parë. Është vërtetë mrekullueshme ajo që ne na ka ofruar Marubi. Është duke na ofruar mundësinë dhe vazhdimësinë e rritjes së talenteve të reja në kinematografinë shqiptare.
Eno Milkani kineast
Këtu përgatiten studentë në fushën e kinemasë, të cilët marrin njohuri për filmin. Studentët mendohen që do të jenë e ardhmja e kinematografisë shqiptare, të cilët do të konkurrojnë denjësisht me kinemanë botërore. Është një shkollë që ka vlera shumë