Inva Mula në skenën e TOB-it
10 vjetori i krijimit të kompanisë së sigurimeve Sigal ka risjellë në Tiranë një prej këngëtareve më të njohura shqiptare Inva Mula. Në një ambjent festiv në Teatrin e Operas dhe Baletit njerëz të njohur të fushës së artit , politikës si dhe ekonomisë kanë festuar ditëlindjen e dhjetë të kompanisë Sigal. Një nga suprizat e kësaj mbrëmjeje ishte edhe prezenca e këngëtares Inva Mula e cila këndoi disa prej pjesëve më të zgjedhura të repertorit të saj.Kompania Sigal është një nga kompanitë kryesore të sigurimeve në Shqipëri me një aktivitet të gjerë në vendin tonë, por edhe në Kosovë, Maqedoni e Malin e Zi.