E Enjte, 5 Nëntor 2026

UASHINGTON – SHBA sanksionon subjektet e lidhura me industrinë e dronëve të Iranit

UASHINGTON, 4 qershor /ATSH-DPA/- Shtetet e Bashkuara të Amerikës po vendosin sanksione të reja ndaj katër subjekteve iraniane dhe një individi iranian për lidhjen e tyre me dronët e prodhuar nga Irani për të furnizuar Rusinë, njoftoi sot Departamenti Amerikan i Shtetit.

Uashingtoni tha se entitetet e sanksionuara ishin të lidhura me zhvillimin, prodhimin dhe përhapjen e mjeteve ajrore pa pilot (UAV), të cilat regjimi iranian ia ofron Rusisë dhe përfaqësuesve dhe partnerëve militantë për të zgjatur konfliktin dhe për të destabilizuar rajonin.

Sanksionet e SHBA-së janë vendosur në të njëjtën kohë me ato të Bashkimit Evropian kundër individëve dhe subjekteve të përfshira në industrinë e UAV-ve të Iranit”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller.

Sipas deklaratës, katër entitetet iraniane të sanksionuara nga SHBA-ja janë të lidhura me kompaninë “Rayan Roshd Afzar”.

Individi i shënjestruar u identifikua si një ekzekutiv i Organizatës së Industrive të Aviacionit të Iranit, një degë e Ministrisë së Mbrojtjes iraniane përgjegjëse për mbikëqyrjen e prodhuesve të dronëve.

Vendet e Bashkimit Evropian ranë dakord të premten të miratojnë sanksione ndaj gjashtë individëve dhe tre subjekteve iraniane për rolin e tyre në transferimin e dronëve në Rusi për përdorim në Ukrainë, ose për dërgimin e armëve për grupet e armatosura në Lindjen e Mesme dhe rajonin e Detit të Kuq.//a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›