Kriza, Maqedoniazvogëlon pagate zyrtarëve
SHKUP- Edhe Maqedonia ka marrë masa në kuadër të krizës ekonomike. Hapi i parë është zvogëlimi i rrogave të zyrtarëve. Maqedonia thotë se do t’i zvogëlojë pagat e disa zyrtarëve qeveritarë, përfshirë edhe atë të kryeministrit, si dhe do t’i anulojë projektet për investime, për të ulur deficitin dhe për të mbrojtur vendin nga kriza e borxhit në Evropë. Lajmi bëhet publik nga agjencia e lajmeve INA.
Ministri i Financave, Zoran Stavreski, tha se shkurtimet e reja të buxhetit do të arrijnë në 130 milionë euro. Ministri i Financave, Zoran Stavrevski ka theksuar se shkurtimi i mjeteve do të përfshijë zvogëlimin e rrogës së ministrave për 10 për qind, për harxhimet dhe mëditjet e funksionarëve shtetëror, zvogëlimi i harxhimeve për shërbimet telefonike të ministrive dhe ministrave për 30 për qind si dhe do të zvogëlohet dhe nuk do të përshpejtohet dinamika e realizimit të disa projekteve infrastrukturore.
(m.a/BalkanWeb)