UEFA: Hungaria fiton duke vuajtur

Pikërisht këtë të vërtetë tenton ta thotë faqja zyrtare e UEFA-s, e cila në shkrimin për ndeshjen Hungari-Shqipëri e titullon: “Hungaria fiton duke vuajtur”.
Në paragrafin ku vihet re mbititulli “Goli që largoi frikën”, gazetari i UEFA-s shkruante: “Hungarisë iu desh të vuante shumë për të siguruar tri pikët dhe tifozët vendas e kanë pritur me shumë frikë golin e parë, të shënuar nga Torghelle, në minutën e 4 të pjesës së dytë.
Më pas, Juhasz ka siguruar fitoren kur duheshin 9 minuta nga fundi i ndeshjes.
Shqipëria e nisi mirë ndeshjen, duke u treguar më e rrezikshme, madje iu afrua golit, kur goditi traversën me Ervin Skelën. Kjo ishte humbja e parë e saj në Grupin 1. Të dyja skuadrat tashmë kanë të njëjtin bilanc dhe të njëjtën kuotë pikësh (4): një fitore, një barazim dhe një humbje”.