Cana, Vangjeli e Hyka, te demtuar

Kjo, për shkak të lojës së ashpër, që u zhvillua në 90 minutat e sfidës së luajtur në stadiumin e “Ferenc Pushkash”. Mbrojtja tashmë duket se do të jetë një repart i emergjencës, për shkak të skualifikimeve dhe dëmtimeve.
Kartoni i verdhë, i marrë nga Dallku, do t’i kushtojë këtij të fundit pezullimin për ndeshjen ndaj luzitanëve në Braga. Por, përveç tij, në takimin e së shtunës ka pësuar një dëmtim edhe mbrojtësi i krahut të majtë, Kristi Vangjeli.
Sipas burimeve pranë kombëtares, lojtari shqiptar i Arisit të Selanikut ka pësuar një dëmtim të rëndë në rrëzë të kofshës. Pas ndeshjes Vangjeli ka demonstruar vështirësi edhe në ecje. Por infermieria e kombëtares do të ketë më shumë punë.
Kjo, për faktin se në të kanë përfunduar edhe mesfushorët Lorik Cana dhe Jahmir Hyka.
Dëmtimin e Canës e ka komentuar si të rëndë vetë trajneri Han. Ndërsa Hyka, i cili u fut zi zëvendësues dhe la lojën i detyruar në minutën e 70, ka pësuar një dëmtim në kavilje.
Megjithatë do të duhet të presim vendimin e stafit mjekësor të kuqezinjve, të cilët do të vlerësojnë gjendjen e lojtarëve para ndeshjes me Portugalinë