E Diel, 1 Nëntor 2026

UEFA: Ja skuadra e 2006-ës me futbollistët më të mirë

Nga Altin Manallari
UEFA ka bërë të njohur skuadrën e përbërë më lojtarët më të mirë të vitit 2006 që luajnë në Europë. Gjithcka është përzgjedhur falë votës së lexuesve të faqes zyrtare të organizmit më të larë të futbollit në kontinentin e vjetër, "uefa.com". Dominon prezenca e lojtarëve të Barcelonës, fitueses së Champions League, dhe të Italisë, fitueses së Botërorit 2006. Rekordi i votave Rreth katër milionë vota janë dhënë 390.000 lexues "uefa.com", një shifër rekord, dhe mes 12 lojtarëve të përzgjedhur figurojnë katër që ishin prezentë në skuadrën e vitit të kaluar, plus pesë që janë futur për herë të parë në këtë skuadër. Dominon Barcelona Në skuadrën e vitit janë katër elementë të Barcelonën, fituese të Champions League, - blerja e verës Xhianluka Zambrota, Karles Puyol, Ronaldinjo dhe Samuel Eto'o. Përvec tyre edhe trajneri Frank Rijkaard. Me më shumë se 292.000 vota Ronaldinjo ka rezultuar të jetë lojtari më i votuar. Arsenal, kundërshtari i Barcas në finale, është prezantuar me dy lojtarë: mesfushorin e ri Cesk Fabregas dhe sulmuesin Thierry Henri, të rikthyer në skuadër për të pestën herë, pasi ka munguar vetëm në edicionin e vitit të kaluar. Mirënjohje për Italinë Në skuadrën e më të mirëve figurojnë tre komponentë të Italisë kampione të botës: Zambrota, Fabio Kanavaro e Xhianluixhi Bufon, i dominuar edhe portieri më i mirë për të tretën herë në katër vjet. Ndërsa një tjetër lojtar i vënë në evidencë gjatë Botërorit, gjermani Philip Lahm, është pozicionuar në rolin e mesfushorit të krahut të majtë. Një tjetër fytyrë e re është ajo e yllit të Milanit Kaka, në rolin e mesfushorit, ndërsa Stiven Zherrard, i zgjedhur vitin e kaluar si mesfushor qëndror, këtë vit është votuar si mesfushor krahu. Përfshirja e tifozëve Përgjejgjësit e faqes zyrtare "uefa.com" Adrian Harte ka deklaruar: "Jemi shumë të kënaqur për rekordin e votave të shënuar këtë vit, pas edhe ne kemi besuar gjithmonë që për lexuesit tanë dhe për tifozët është e rëndësishme që të bëjnë të mundur të dëgjohet zëri i tyre. Jana ata që garantojnë mbështetjen në kompeticionet tona. Skuadra e kualiteteve "Skuadra e zgjedhur nga tifozët është e një niveli të lartë, me prezencën e kampionëve të afirmuar në krah të disa të rinjve të talentuar të Europës. Të gjithë lojtarët, përvec njërit, do të jenë në fushë muajin e ardhshëm për ndeshjet e Champions League, duke dhënë kështu një konfirmim përfundimtar se ky kompeticion prezanton një vitrinë të lojtarëve më të mirë të botës". SKUADRA E 2006-ës Porta 1. Xhianluixhi Bufon (Juventus) Mbrojtja 2. Fabio Kanavaro (Real e Juvenmtus) 3. Xhianluka Zambrota (Barcelona e Juventus) 4. Karles Puyol (Barcelona) 5. Philip Lahm (Bayern Munchen) Mesfusha 6. Cesk Fabregas (Arsenal) 7. Ricardo I.N. Kaka (Milan) 8. Stiven Zherrard (Liverpul) 10. Ronaldinjo (Barcelona) Sulmi 9. Thierry Henry (Arsenal) 11. Samuel Eto'o (Barcelona) Trajneri Frenk Rajkard (Barcelona)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›