Ervin Skela, i rikthehet spitalit

Albania Sport(AS) - Energie Cottbus do të jetë pa fantazistin shqiptar Ervin Skela në ndeshjen hapëse të fazës së dytë kundër Borussia Mönchengladbach, takim që do të luhet, më 27 janar 2007 (ora 15:30). Lajmi ëshët zyrtar dhe burimi i tij është klubi i ri Skelës, Energie Cottbus. Shqiptari 30-vjecar do të trajtohet sërish në një nga klinikat e Esenit, në lidhje me vlerat e larta të gjakut. "Ne nuk do ta vëmë atë nën presion. Ai duhet të përgatitet në qetësi për rikthimin e tij", pohoi trajneri Petrik Sander. Skela është duke u trajtuar sërish në një klinikë speciale të qytetit gjerman të Eseni. Trajneri Sander ka pasur një bisedë telefonike me shqiptarin: "Ervini me ka telefonuar personalisht. Shëndeti i tij po përmirësohet, por jashtë spitalit ai nuk është akoma". Në fakt mjekët dëshironin që ta dërgonin qysh dje Skelën në shtëpi, por mjekët kanë vendosur që të hënë e ardhshme ta nënshtronin lojtarin përballë edhe një testi mjekësor. Lojtari shqiptar, sipas Bild online, merr një tabletë në ditë. Mjeku e ekipit, Dr. Hartmut Thamke, pohoi: "Ne do ta trajtojmë atë më tej në Cottbus. Vëtëm kur vlerat të normalizohen do ta lejojmë që të trajnohet". Trajneri Sander shkon më tej: "Edhe sikur mjekët të shkruajnë se ai është shëndoshë e mirë, përsëri ai ka nevojë të pushojë shumë për të rimarr veten. Ai ka kryer shumë pak fitnes, dhe do të mungojë përfundimisht kundër Gladbach. Unë do të reagoj dhe do të tregohem i paduruar, nëse ai do të vijë te dhoma ime e trajnerit".