Bogdani shënon në miqësoren brenda familjes

Albania Sport - Erjon Bogdani shënoi një nga golat e fitores 2-0 që Chievo zhvilloi brenda familjes, me ekipin e të rinjve. Në ekipin e parë, ku bente pjesë edhe sulmuesi shqiptar, bënin pjesë lojtarët që nuk ishin aktivizuar në Kupën e Italisë kundër Sampdorias. Bogdani shënoi i pari, ndërkohë që rezultatin e dyfishoi Malago. Të dielën Chievo do të përballet në transfertë me Siena-n.