E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhuna e tifozëve, Feyenord përjashtohet nga Kupat UEFA

Një vendim që do të hyjë në histori. UEFA nuk është më e gatshme të pranojë dhunën e vazhdueshme nga ana e tifozëve dhe tashmë e ka lënë të kuptohet qartë një gjë e tillë. Organizmi më i lartë i futbollit europian në fakt ka vendosur dje të përjashtojë Feyenordin nga Kupa Uefa, si ndëshkim sjelljen e tifozëve holandezë, që, në rastin e ndeshjes me Nancy më 30 nëntorin e kaluar, kishin shkaktuar përleshje, duke i vënë flakë qytezës franceze. Të jashtëzakonshme nuk e bën vendimi, por mënyra se si është marrë nga komisioni i apelit, duke hedhur totalisht poshtë vendimin e shkallës së parë. Feyenordi në fillim ishte ndëshkuar thjeshtë me një gjobë madhe (200.000 franga zvicerane, e ulur më tashmë në 100.000) dhe me detyrimin për t'i luajtur dy ndeshjet e ardhshme pa tifozë në stadium. Një gjë e tillë duket se shkon në favor të Totenhamit, i cili do të përballet me holandezët në ndeshjen e radhës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›