Kampionati pa shikues, tri fusha të dënuara
Fillimi i sezonit 2010-2011 përveç perfomancës së shkëlqyer të Skënderbeut dhe Flamurtarit (100 për qind të pikëve në javët e para), do të mbahet mend për një rekord unik. Pas dy javëve të para, tre stadiume të ekipeve të Superligës janë ndëshkuar për të luajtur ndeshje pa shikues. Gjithsej deri dënimet parashikojnë 8 ndeshje pa shikues: 4 javë Besa, 2 javë Elbasani dhe 2 javë Bylisi.
BESA - Pas incidenteve në ndeshjen Besa-Skënderbeu (java e parë), që shkaktua edhe ndërprerjen e parakohshme të saj, Besa u dënua me zhvillimin e katër ndeshjeve pa praninë e shikuesve dhe 1 milion lekë gjobë, si dhe me humbjen e ndeshjes 2-0 në tavolinë.
ELBASANI – Pas incidenteve në ndeshjen Elbasani-Tirana (1-1, java e parë), klubi verdheblu u dënua me zhvillimin e dy ndeshjeve pa praninë e shikuesve dhe me 200 mijë lekë gjobë.
BYLIS – Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit, si pasojë e sendeve të hedhura nga tifozët që patën si pasojë goditjen e arbitrit në ndeshjen Bylis-Elbasani (1-2, java 2), ndëshkoi ekipin e Bylisit për të zhvilluar dy ndeshje pa tifozë. Bylisi u dënua edhe me 500 mijë lekë gjobë.
1 Shtator 2010