E Shtunë, 31 Tetor 2026

UEFA dyshon për organizimin nga ana e Ukrainës

Mes dyshimesh dhe optimizmi nga ana e organizatorëve Ukraina ka nisur numërimin mbrapsh një vit nga fillimi i Euro 2012. Përpos zërave të skeptikëve se vendi nuk do të jetë gati për ditën e parë të kompeticionit më të rëndësishëm të futbollit europian, zevëndës-kryemistri ukrainas Boris Kolesnikov ka bërë të ditur se gjithçka do të kompletohet brenda të gjitha afatave të vendosura nga UEFA. Katër qytete të Ukrainës, Kievi, Donjecku, Kharkiv dhe Lviv do të presin ndeshjet e kampionatit evropian, ndërsa pjesa tjetër e sfidave do të luhen në Poloni. "Kemi bërë një progres të madh sa i përket ndërtimeve. Unë kam besim të plotë se ndërtimi i infrastrukturës së nevojshme do të përfundojë brenda këtij viti” ka bërë të ditur zevendëskryemistri ukrainas Kolesnikov. Donjecku dhe Kharkivi i kanë hapur stadiumet e tyre të rinj, ndërsa puna vazhdon në impiantet e rinj në kryeqytetin Kiev dhe Lviv. Në këto dy qytete afati i përfundimit të stadiumeve të rinj është shtyrë për një periudhë të gjatë dhe tani janë parashikuar që të përfundojnë në tetor. Po ashtu, Ukraina përballet me probleme në infrastrukturë, pasi ende vazhdojnë punimet në terminalet e aeroporteve që duhet të zgjerohen për të pritur fluksin e madh të tifozëve. Një tjetër pikëpyetje lidhet me akomodimin e fansave. UEFA ka kërkuar 51,200 shtretër hoteli, ndërsa deri tani katër qytetet që do të presin ndeshjet disponojnë vetëm 18,200 të tillë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›