Vidiç përfundon sezonin

Manchester United ka konfirmuar se kapiteni Nemanja Vidiç do të mungojë në pjesën e mbetur të sezonit pas dëmtimit të ligamenteve të gjurit në humbjen 2-1 nga Basel në Ligën e Kampionëve të mërkurën.
Qendërmbrojtësi serb lëndoi gjurin e tij të djathtë pas një dueli me Marco Strellerin e Baselit gjatë pjesës së parë të takimit në Zvicër.
Vidiç u bart menjëherë jashtë fushës ndërsa pas kontrollimeve mjekësore është bërë e ditur se ai nuk do të jetë në gjendje të luajë sërish gjatë këtij edicioni.