UEFA heton Gattuson

Nga Express më 16 shkurt 2011 në ora 17:46
UEFA ka hapur hetime disiplinore ndaj kapitenit të Milanit Gennaro Gattuso, i cili të martën në mbrëmje i ra me kokë ndihmës trajnerit të Tottenhamit pas ndeshjes së vlefshme për Ligën e Kampionëve.
Federata Evropiane e Futbollit nuk saktësoi se me çfarë akuzash do të përballet italiani.
Gattuso ka kërkuar falje për përplasjen e tij me Joe Jordan, pas përfundimit të ndeshjes, të cilën anglezët e fituan 1:0.